Rama podcast me bashkëshortin e ambasadores suedeze: Mikpritja është në ADN tonë! Shkrimtari: Ju jeni miqësor me të huajt, por jo me njëri-tjetrin

1 Korrik 2023, 09:00| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 11:00

  • Share

‘Sot flasim me një personazh atipik!’. Kështu e nis prezantimin e të ftuarit në podcastin e 13-të kryeministri Edi Rama për poetin suedez Kristoffer Leandoer, i gjendur në Shqipëri prej disa vitesh, për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij, Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në Tiranë.

“Është atipik për faktin se jemi mësuar të flasim me ambasadorë, për ambasadorë, ndërkohë që personazhi që është me mua është burri i një ambasadoreje. Arsyeja e ftesës është sepse ‘bashkëvuajtësi’ i ambasadores suedeze është një shkrimtar, njohës i thellë i letrave dhe një autor i cili gjatë qëndrimit këtu ka shkruar edhe poezi që janë të inspiruara nga Shqipëria”

Bashkëjetesa me shqiptarët, për poetin suedez, ka qenë e veçantë, teksa rendit vlerat që ka parë tek ta.

“Ajo që do të marr me vete kur të kthehem në shtëpi është se gjërat më të mira të Shqipërisë janë absolutisht, pa asnjë hezitim shqiptarët. Nuk ka diskutim. Malet janë fantastike, ushqimi është i shkëlqyer, vreshtat, deti, zogjtë e të tjera, por për mua janë shqiptarët. Shumë shpesh kjo i befason shqiptarët. Ju jeni njerëz të ngrohtë, njerëz që doni të argëtoheni, jeni të zgjuar dhe të rrish me ju është argëtuese”, thotë ai.

Por edhe shqiptarët kanë të metat e tyre, thotë shkrimtari.

“Më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë. E shikon në ditën e përditshme, në trafik, secili do të kalojë I pari. Kjo është një pengesë e madhe”, shprehet Kristoffer Leandoer.

Rama i shpjegoi se është në ADN tonë mikpritja.

“Nuk jemi vetëm të mirë me të huajt,  por me miqtë është një detyrim që e kemi të trashëguar. Është më shumë në ADN tonë.”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 10/07/2023 11:10

    Sa njeri I madh ky shkrimtari ..njeri me shum vlera..

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/07/2023 13:57

    Prorusi u mundur ta fus në ”kurthin miqësor rusoserb” një skandinav ”apolitik” . E ore ti artist ” analfabet” , ky ende pa u ulur përball ta ka lexuar letren

    Përgjigju
  • Nietzche: 01/07/2023 11:37

    Ne librin tim "Gjenealogjia e moralit" tregoj se ky element dallon popujt skllever nga popujt zotër!

    Përgjigju
  • Era: 01/07/2023 11:16

    Shqiptaret gjithmone jane perfolur per mikpritjen e mire

    Përgjigju
  • Ina: 01/07/2023 10:38

    Sa bukur te shikosh te huajt te flasin kaq mire per shqiperine

    Përgjigju
    • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to: 01/07/2023 11:18

      Rama me podcast

  • Linda: 01/07/2023 10:31

    I ftuari me interesant qe kam degjuar ne podcastin e Edi Rames. Sa bukur pasqyrohet, qe i ftuari eshte nje njeri i lire dhe i rritur me virtyte. Aspak servil i kryeministrit dhe shume i drejteperdrejte ne percaktimin qe ben:“Më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë". Faleminderit Kristoffer Leandoer

    Përgjigju
  • leda: 01/07/2023 10:05

    Ska lidhje dhe ajo qe tha me siper pasi gjithsesi Shqiperia ka qene gjithmone mikpritese dhe njerezit jane edhe me te dashur se ne cdo vend tjeter

    Përgjigju
  • Soni: 01/07/2023 10:04

    Keni folur gjerat e duhura

    Përgjigju
  • Olsi: 01/07/2023 10:03

    Jemi miqesore me te gjithe

    Përgjigju
  • Eni: 01/07/2023 10:03

    Bisede shume interesante

    Përgjigju
  • Rakipi: 01/07/2023 10:02

    Po filloje nga Rama si i trajton të huajt e si Shqiptarët?

    Përgjigju
  • Lui: 01/07/2023 10:00

    Jemi populli më i pisët. Nuk ka vend në Europë të sillet me ambjentin e përbashkët kështu siç sillemi ne. Në rroftë që jemi miqësorë me të huajt. I ftojmë të na vizitojnë dhe u ofrojmë vetëm plehra dhe pisllëk.

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 01/07/2023 09:47

    Konstatim i drejte. Miresjellja ndaj te hujve eshte shenje inferioriteti.

    Përgjigju
  • Ema: 01/07/2023 09:26

    Shyqyr qe more dike qe nuk te vjen pas avazit, ti perplas gjerat ne fytyre dhe nuk ke guximin ti sillesh me arrogance, te te tregoje realitetin shqiptar, se gjjthmone merr nga ata qe te lepijne sa lart poshte.

    Përgjigju
    • Fondamentalist protestant: 01/07/2023 10:04

      Fanatik gënjeshtar. Në Suedi ka dhe fe të tjera

  • Emigranti: 01/07/2023 09:25

    Bravo! Është e vërtet ajo që the, të huajt i trajtojmë si mbretër e mbretëresha kurse tanët si qen, por jo si qeni i vetë por ai i komshiut

    Përgjigju
    • Italia si moter: 01/07/2023 10:43

      Intervista dhe komentet tuaja (per komentuesit )tregon qe jemi nje popull i pa arsimuar ,pa edukate ,nuk njihni hierarkine ,ofendues me pak fjal injorante ,perse shqiptaret kur udhetojne neper europe respektojne rregullat ?çfar tregon kjo sjellje ?pra Enveri kishte te drejte qe nuk i hapte kufinmte sepse jemi popull qe duam ti bejme gropen njeri tjetrit ,nga kush i ka ardhur e keqja shqiptarit ?nga shqiptari .Prandaj ndryshoni sjelljen me njeri tjetrin .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?