Kryeministri Rama u shpreh në Kuvend se projekti i Portit të Thatë me Prishtinën ka tërhequr edhe vëmendjen e NATO-s.
“Porti i thatë është një projekt nga mjeshtrit e njërës prej kompanive me prestigjioze ndërkombëtare. Kemi hapur një dritare ku mund të shihet një ardhme e ndritur për Shqipërinë dhe Kosovën por edhe një kanal bashkëpunimi me NATO-n që ka shprehur interes. Po kur thonë ‘do na e lenë Shqipërinë pa port tradhëtoret’ mendoni se e thonë vetëm sot. Jo e kanë bërë gjithmonë. Dhe e bukura është se e thonë këta që nuk dinë not.
‘këta njerëz kanë mbajtur kurdoherë në Shqipëri rekordin për vrasje dhe grabitje. Në Amerikë do të kishin shkuar në karrige elektrike, ndërsa në Shqipëri japin mendime’. Këta janë të njëjtët që rrinë aty që prej 1912-s dhe qëndrojnë aty si katran me bojë.
Shteti për herë të parë është edhe ortak me një investitor të huaj, i cili do të investojë të paktën 2.1 miliardë. 1.069 miliardë euro që shteti shqiptar do të përfitojë nga TVSH, tatim fitimi dhe kontribute të tjera. E pavërtetë që falen taksat”, tha Kryeministri.
Lajmi kryesor:
Pas 14 orëve debat, Kuvendi miraton projektin e Portit të Durrësit! 74 vota pro dhe 35 kundër! Mungon në votim Rama! Socialistët duartrokasin, opozita akuza të ashpra
K.T.//ReportTv.al