Rama poston video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe: Shumë shpejt e hapur edhe për vizitorët

21 Qershor 2020, 09:48| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 10:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke postuar një video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe në Korçë. Kryeministri thotë se aty fillimisht mësuan djemtë, por falë rilindasve edhe vajzat, ndërkohë që shumë shpejt do të hapë dyert për vizitorët.

Shkolla e parë shqipe në Korçë u hap më 7 mars të vitit 1887.

"MIRËMËNGJES 

me shkollën e parë shqipe, aty ku mësuan fillimisht djemtë por falë rilindasve edhe vajzat; të krishterë e myslimanë, të gjithë si forca e arsyes që me dije shkohet para. Sot Mësonjëtorja është restauruar, si një objekt i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe së shpejti do të hapë dyert për vizitorët,"-shkruan Rama.

1592726118_11.jpg

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?