Ekonomi

Rama poston video nga rezervuari i kultivimit të peshkut ton në detin Jon: Gati për tregun japonez

30 Tetor 2021, 19:30| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 22:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga një rezervuar i kultivimit të peshkut ton në detin e Jonit që është për tregun japonez.. Sipas Ramës, eksportet e prodhimeve të detit janë 5-fishuar, kjo për shkak të politikave mbështetëse të peshkimit. Ai shton se rezervuari është i ndërtuar duke respektuar standardet e nevojshme për tu eksportuar drejt tregut japonez.

"Ferma spektakolare e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon, e ndërtuar dhe menaxhuar me superstandardet e nevojshme për tregun japonez. Falë politikave mbështetëse të peshkimit i kemi thuajse pesëfishuar eksportet e prodhimeve të detit dhe do të vijojmë t'i rrisim më tej, vit pas viti", shkruan Rama.

Siç ka deklaruar edhe më parë se në mandatin e tretë elektoral do të ketë një fokus të veçantë për sektorin e peshkimit, Rama thekson se synohet që eksporti i prodhimeve të detit të rritet çdo vit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paul: 31/10/2021 02:24

    Te stimulohet peshkimi dhe rritjen e peshkut dhe e midhjes. ..duhet te eksportojme sa me shume. ...PA harruar te eksportojme Mish dhe produkte bujqesore ...ketu ne jemi te pathyeshem. Bashke me turizmin..

    Përgjigju
  • Ardi: 30/10/2021 22:42

    Bukur goxha bukur, por zoti kryeminister te informoje pervec pjeses se reklamimit se kush e zotron ate impiant, sa zbatohet legjislacioni europian mbi peshkimin dhe sa takse paguan ai zotnija qe e ka impiantin.

    Përgjigju
    • Ardi: 31/10/2021 00:54

      @ helga, e di e di se kush e ka impiantin dhe kush ka mor perqindjen e fondeve te BE per akuakulturen, por do ishte e ndershme qe impiantet te mos monopolizohen dhe mos ti bohet reklame nji subjekti se nuk ka bo nai shpikje, se nfund te fundit ky ustai Rozafes te ai impiant ska harxhu asi kokerr leku se i ka mor tgjitha nga fondi europian per zhvillim. Pse trumbetohet "investimi" Luces, nderkohe qe jane nja 4/5 projekte te tilla qe kane zone myk neper sirtaret e ministrive per licensim

    • Helga: 30/10/2021 23:09

      Gjergj Luca quhet. Vete Rama ia dha me koncesion. Sa taksa? Zero. Legjislacioni europian? Ca thu mor, kush po pyt.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?