Hamide Xhemajli

Rama poston videon: Ish-luftëtarja e UÇK tregon si braktisi ëndrrat dhe iu bashkua vëllait në luftën për liri

23 Nëntor 2020, 22:11| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 22:20

  • Share

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka sjellë, historinë e Hamide Xhemajlit, ish-lufëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tregon se i është bashkuar UÇK-së në vitin 1996, por në fillim vëllai i saj ka hezituar ta pranojë.

Por pas këmbënguljes së saj të madhe dhe fjala që i mbushi mendjen vëllait të saj për ta marrë prapa në luftë ishte: “I thash se ajo çka të ndodh ty, du me më ndodh edhe mua dhe pranoi”.

Postimi i Ramës:

Liria ka emër! Kjo është historia e Hamide Xhemajlit, luftëtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitin 1996 vendosi të braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, gati për të dhënë jetën për lirinë.

Historia e saj është një nga mijëra e mijëra pjesët e historisë së përbashkët të krenarisë dhe dhimbjes së vajzave dhe djemve të Kosovës heroike.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHQIPTARIJA: 23/11/2020 23:05

    RESPEKTE PER ATA QE SAKRIFIKUAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?