Politikë

Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë

31 Mars, 12:35| Përditesimi: 31 Mars, 15:05

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sërish ditën e sotme, një video ironike për Kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Siç është bërë e përditshme, në video e Ramës shihen disa bufa, që nënkupton ‘Bufin e kënetës’ që i referohet prej disa kohësh Berishës.

“Bufi në rrjedhje të lirë”, e titullon kryeministri Edi Rama videon më të re të publikuar në rrjetet sociale, duke iu referuar disa deklaratave të Berishës, se Rama lëviz nëpër botë me atlete të bardha, ndërkohë që përpiqet të zbatojë projektin “Një Shqipëri pa opozitë”.

‘Kjo narkodiktaurë të nderuara zonja ka patur probleme të shumanëshme. Së pari narko diktatori i këtij vendi të shëtis në botë me atleta të bardhë, të hiqet si piktor apo si sportist në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre lidërët e opozitës në projektin e tij ‘Shqipëria pa opozitë’ – fjalët e Berishës në videon e postuar nga Rama.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?