Politikë

Rama: Prefekturat, fole që vetëm shpërndajnë paga! Do bëhet reforma për të kuptuar nëse janë të nevojshme apo jo

19 Shtator, 13:25| Përditesimi: 19 Shtator, 13:54

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sot në diskutim dhe vijimin e prefekturave si institucion. Shefi i qeverisë deklaroi se ministrja e Brendshme së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor do të hartojnë një reformë për prefekturat ku dhe duhet të nxjerrin në përfundim nëse funskioni i tyre është apo jo i nevojshëm.

“Duhet filluar nga godina e ministrisë. Ministria e Brendshme duhet ta shohë 360 gradë fushën e punëve dhe te orientojë drejtimin e punëve si në çdo vend të BE-së. Ndarja është shumë e qartë për sa i përket punëve të brendshme.

Administrata e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme janë dy administrata që jetojnë në një kohë orare tjetër. nuk është çështje e punonjësve, është për vizionin, orientimin, asaj që kërkohet nga administrata.

Faktikisht ndryshimi rrënjësor i administratës, që fillon nga ndryshimi i qasjes nën një drejtim që kërkon të shihen ndryshe punët e brendshme është një domosdoshmëri. Arsimi dhe edukimi i trupës policore, është çështje e Ministrisë së Brendshme. Funskionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme, në realitet është i mangët.

Instituione që e kanë humbur peshën, kanë humbur kuptimin. Na duhet një reformë për prefekturat, të cilën do ta bashkëudhëheqin që në konceptim ministrja e brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin Vendor. Duhet të dalin në përfundimin a na duhen prefekturat apo nuk na duhen fare. Dhe nëse na duhen prefekturat, cfarë forme duhet të ketë, si të bëhen vlerë e shtuar, dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër 0-s”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama prezanton ministren e Punëve të Brendshme: Reformojmë Prefekturat, janë fole që shpërndajnë paga! Sistem video-regjistrimi në shkolla (VIDEO)


K.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?