Nga 1 qershori ndalohet prodhimi, përdorimi e importimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, Rama: Nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike

30 Maj 2022, 10:01| Përditesimi: 30 Maj 2022, 13:55

  • Share

Duke nisur nga data 1 qershor në vend do të ndalohen qeset plastike një përdorimëshe. Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar qytetarëve se do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”. 

“Duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas ligjit nga 1 qershori 2022 do të ndalohet prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike njëpërdorimshe.

Çdo person që hedh në treg, prodhon apo importon në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qeseve të lehta plastike mbajtëse, qeseve shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas nenit 29 të ligjit dënohet me gjobë nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 01/06/2022 23:14

    Epoka e re per shqiperine patriotike thote Rama. U hoqen qeskat e holla e u vendosen qeska me te trasha. Kaq. Qeskat do jene po aty, madje edhe me te trasha.

    Përgjigju
  • Nonta: 30/05/2022 22:10

    Po kjo mungonte shqiperise, patjeter se tjerat i kemi rregulluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?