Deputete e Partisë Demokratike Jorida Tabaku

Rama premtoi se do e çojë në 45 mijë lekë pagën minimale, Tabaku: Rritja e rrogave duhet bazuar në një llogari ekonomike jo për qëllime elektorale

14 Mars 2023, 16:32| Përditesimi: 14 Mars 2023, 18:15

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një statusi në facebook reagoi mbi deklaratën e kryeministrit për rritjen e pagave në vend.

Ajo tha se çdo parti politike ka në programin e saj rritjen e pagës minimale, sepse ky është qëllimi i politikës të rrisë nivelin e jetesës, e për pasojë shtoi se kjo nuk duhet të bazohet në interesa elektorale pak para zgjedhjeve. Për Tabakun, kodi zgjedhor nuk  e lejon diçka të tillë.

Më tej ajo u shpreh se buxheti i shtetit është kthyer në një letër pa vlerë që ndryshon sa herë i teket qeverisë duke humbur çdo koncept planifikimi; strategjie e vizioni! Rritja  e pagës e pabazuar sipas saj do të rrisë informalitetin , inflacionin, kostot te biznesi dhe mbi të gjitha do të marre 16 mln euro më shumë nga shtresa e mesme.

“Në një ekonomi që nuk prodhon, që ka model zhvillimi ndërtimin; që nuk ka garë e meritokraci në punët publike; në një ekonomi që ka nxitur e rritur pabarazinë është e tepërt të kërkosh normalitet! 
Çdo politike duhet të jetë e bazuar në atë që kërkon tregu; dhe jo në fitimin e garave imagjinare me r Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është gati shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.Rajonin, i cili ka kohë na ka lënë pas! ”, përmbylli Tabaku në deklaratën e  saj.

 

Ky reagim i znj.Tabaku erdhi  menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, paraditen e sotme ku premtoi se do e çojnë në 45 mijë lekë pagën minimale në vend në fund të këtij mandati. Në një postim në Facebook, kryeministri thotë se rritja e kësaj page minimale do të riekuilibrojë piramidën e pagave pasi do të sjellë edhe rritje të pagës mesatare.

Gjithashtu nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është së shpejti do të jepet shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 14/03/2023 17:58

    Zonja Tabaku dhe anetaret e vet e ben lemsh e li partin demokeatike dhe tani do te japi mend dhe per ekonomin dhe buzhetin !Partia demokratike ka lejuar ne rradhet e veta njerez te pa afte qe i kane diplomat vetem per ti varur ne mur.Shpresojm ne te ardhmen partia demokratike te bej levizje rrenjesore qe mos te degjojm me emra si Bardhi me shok po te degjojm vetem politikan me vlera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?