Rama: Presidenti nuk ka kapacitetin moral për t'u përmbajtur krahas një homologu të huaj! Foli me gjuhë shantazhuese, as Berisha nuk e bënte (VIDEO)

5 Tetor 2020, 12:56| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 15:01

  • Share

Në Kuvend Rama komentoi deklaratat e deputetes Hajdari. Ai tha se ajo nuk ka faj kur vetë Presidenti Meta përdor një gjuhë shantazhuese edhe kur është në takim me një homoloh ndërkombëtar. Sipas Ramës, as Sali Berisha nuk e ka bërë këtë. Rama tha se Presidenti nuk ka as kapacitetin më të vogël moral për t'u përmbajtur.

"Kompromiset e mira janë ato që të gjitha palët kanë një arsye për tu mërzitur. Dhe ne kemi arsye për tu mërzitur, më shumë se sa palët që janë në këtë proces brenda apo jashtë parlamentit. Jemi të vetëdijshëm që detyrimi për të bërë kompromisin për një proces të zgjedhjeve është që të heqim dorë nga dëshirat tona. Unë nuk kam asnjë dyshim që nëse ne do kishim kërkuar një kompromis nga ju për të vendosur bonusin për partinë e parë por patjetër që kjo do të ishte e tepërt me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër për ata që nuk janë këtu, ky parlament po bën më shumë se sa asnjëherë më parë për ndonjë palë që ka qenë këtu brenda duke marrë në konsideratë kërkesat e tyre edhe pse janë larguar. Nuk ka asnjë problem që të më sulmoni mua, jam mësuar. Jam mësuar me origjinalin e jo më me kopjet. Dëgjova një zonjë që foli me një gjuhë që një grua apo nënë nuk mund ta ketë. Çfarë faji ti vë zonjës ku shembullin më skandaloz e jep Presidenti i Shqipërisë i cili nuk ka kapacitetin mendor dhe moral ku ka një homolog në krah. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu që në krah të një të huaji të ketë përdorur një fjalor shantazhues për kundërshtarët këtu. Nuk i vendos faj zonjës" - tha Rama.

"Kërcënimin e tij" se do mbajnë përgjegjësi, Rama e komentoi me ironi. " Nga kush, si në çfarë mënyrë, me cilat mjetet të dhunshme apo me ato armët që do rrëmbeheshin në 2017", tha ai.


Lajmi kryesor:

Ndryshimet në Kod Zgjedhor/ Meta 'kërcënon' deputetët para votimit në Kuvend: Do mbani përgjegjësi individuale! Rama: Si, apo me armët që do rrëmbeheshin në 2017? (VIDEO)


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?