Rama në kryeministri me ambasadorin e Arabisë Saudite

Rama pret në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite! Vesh tunikën e dhuruar si dhe merr ftesën për të vizituar Princin e Kurorës në Riad

6 Nëntor, 12:43| Përditesimi: 6 Nëntor, 12:48

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Në takimin mes tyre sië duket edhe nga postimi në Instagram, Rama ka veshur edhe një tunikë të dhuruar nga ambasadori, i cili ndër të tjera i dha kryeministrit edhe ftesën për të vizituar Riadin së shpejti për të takuar princin e Kurorës së Arabisë Saudite.

'Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme', shkruan Rama në Instagram.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?