Fëmijët e dy policëve të vrarë status të veçantë nga shteti! Dajlan, Denada e Sonja pension deri 150% të pagës së prindit

24 Janar 2023, 14:08| Përditesimi: 24 Janar 2023, 15:25

  • Share

Fëmijët e dy policëve të vrarë në detyrë, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt, të shoqëruar nga familjarë dhe të afërm të tyre, kryeministri Edi Rama i priti në zyrë. Çdo muaj, Dajlan dhe Denada Dobrushi, Sonja Likaj do të përfitojnë një pension mujor deri në 150% të pagës së prindit deri kur ata të përfundojnë shkollën apo universitetin.

‘Kështu që menduam ta bëjmë plus pagë domethënë jo thjesht sa paga por plus në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim për fëmijët dhe asnjë mungesë. Ndërsa përsa i përket pjesës së arsimit pastaj, ato janë ekstra.’- tha Rama.

Nëna e njërit fëmijë shprehet e lumtur që të vegjëlve iu jepet kjo mundësi në mungesë të babait..

‘Një ndihmë shumë e madhe. Nuk e besoja. Kur dikush më tha qe do bësh këto dokumente, fluturoja nga gëzimi. Kemi ardhur me shumë gëzim. Ajo dora që është aty.’- tha nëna e një prej fëmijëve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu njoftoi edhe ndihmën që iu është dhënë fëmijët te ish kryekomisarit të vrarë në detyrë, Artan Cuku

“Është bërë funksionale. Janari i ka gjetur me përfitimet e statusit”, ministrja Manastirliu.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës, ja çfarë përfitojnë fëmijët:

  • - 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
  • - 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;
  • - 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;
  • - 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;
  • - 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Pas 15 fëmijëve të parë që përfituan këtë status të veçantë, sot, pas aplikimeve të reja dhe shqyrtimit të dosjeve në fazën e dytë, iu akordua statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” 2 fëmijëve të tjerë, duke nderuar aktin sublim të prindërve të tyre, të cilët sakrifikuan jetën në krye të detyrës, për mbrojtjen e jetëve të tjera..

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 25/01/2023 06:14

    Turp artan cuku deshmor ai bandit ishte ,,,sa turp

    Përgjigju
  • Toni: 24/01/2023 16:18

    Mbeshtetja juaj eshte e rendesishme per to

    Përgjigju
  • Loni: 24/01/2023 16:17

    Ju lumte qe i ndihmoni kaq shume

    Përgjigju
  • Beni: 24/01/2023 15:47

    Nje ngjarje kaq te rend nuk e meriton askush ta perjetoj, per keta heronj meritohet e gjith kjo mbeshtetje

    Përgjigju
  • Erlind: 24/01/2023 15:27

    Te jesh police eshte nje profesion shume i veshtire,ne te cilen vendos jeten ne rrezik,keta jane heronje.Shume respekte

    Përgjigju
  • Ani: 24/01/2023 15:23

    Suport maksimal duhet te jete per cdo femije heroi si keta te dy

    Përgjigju
  • Arben: 24/01/2023 15:23

    Nje titull mese i merituar per keta fëmijë heronjsh,te cilet lane jeten duke i sherbyer ketij shteti.

    Përgjigju
  • Nerti: 24/01/2023 15:22

    Qeveria po bene nje pune te mrekullueshme per perkujdesjen qe ato kane mare.

    Përgjigju
  • Eri: 24/01/2023 15:22

    Eshte me e pakta qe mund te behet per ata heronj respekte per kryeministrin per kete xhest

    Përgjigju
  • papafingo: 24/01/2023 15:21

    Fatkeqsine qe solli ai maskarai po e mbulon Rama!

    Përgjigju
  • Ani: 24/01/2023 15:21

    Fale jush tashme keta femije marin nje pencion te mirefillt gje e cila i jep nje ndime mjaft te madhe dha familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?