Kryeministri Edi Rama dhe gazetarja e BBC Jala Hakim

Politikë

Shqipëria strehoi 59 afganë nga Fondacioni i saj, Rama pret në zyrë gazetaren e BBC: Të punojmë së bashku për t’i ofruar një jetë më të mirë

5 Shtator 2021, 17:45| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 17:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte një nder të punonte krah për krah me gazetaren e BBC, Yalda Hakim për strehimin e 59 afganëve nga Fondacioni i saj dhe largimin nga “ferri”, Afganistanin, të fëmijëve, grave dhe burrave.

Rama në takimin e tij të zhvilluar me Hakim, tha se hapi i dytë pas strehimit, është që secilit prej afganëve të strehuar në Shqipëri, t’i ofrohet një jetë, duke e shndërruar Shqipërinë në shtëpinë dhe vendin e tyre.

Krah për krah me Hakim, kryeministri tha se këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku “për ne, për ata dhe për fëmijët tanë”.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, të zhvilluar ditën e sotme nga Shëngjini ku ka vizituar afganët që organizata e themeluar prej saj, Hakim premton se këtë histori, këtë gjest të jashtëzakonshëm të shqiptarëve do t'ia rrëfejë të gjithë botës.

“Një nder të punosh krah për krah gazetare së BBC, Yalda Hakim si dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe t'i bëjnë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri.

Pasi t'i strehojmë ata duhet t'u ofrojmë atyre një jetë dhe do ta bëjmë sëbahsku. Për ta për ne për fëmijët tanë”, shkruan Rama në tëitter.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ska problem: 05/09/2021 20:26

    Ti ke pjerdhur ,c'te thuash ty me shum, ty ta thete perendia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?