Politikë

Rama pret qytetarët në Kryeministri, zonja ia thotë hapur: S’ke folur kurrë për sigurimet shoqërore, njerëzit presin në radhë

2 Korrik 2018, 11:21| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 17:14

  • Share

Në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në Kryeministri, ku shefi i qeverisë, Edi Rama, zhvilloi takimin e radhës me koordinatorët për bashkëqeverisjen, foli edhe një qytetare.

Zonja në fjalë ia tha në sy kryeministër se nuk ka folur asnjëherë për problemet me siguracionet shoqërore.

“Nuk i ke përmendur kurrë sigurimet shoqërore, njerëzit presin në radhë.”-i tha qytetarja .

Rama iu përgjigj se zgjidhja gjendet tek platforma për bashkëqeverisjen.

“Shqipëriaqëduam.al është një rrugë e shpejtë për të adresuar problemin konkret. Nuk është zëvendësim i institucioneve por ka transformuar zyrat e pritjes për çdo qytetar. “

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?