Deputetja e PD Ina Zhupa dhe kryeministri Rama

Politikë

Rama prezantoi buxhetin për arsimin, deputetja e PD, Ina Zhupa: Po riciklon premtimet e pambajtura, i kanë kthyer mësuesit në patronazhistë!

13 Nëntor 2021, 13:29| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 13:46

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas prezantimit të buxhetit për arsimin nga kryeministri Edi Rama. Zhupa në një shkrim në rrjetet sociale thotë se Rama flet për arsimin sikur ka ardhur sot në pushtet, duke shtuar se kjo qeveri i ka kthyer mësuesit në patronazhistë.

Deputetja e PD nënvizoi se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, dhe se premtimin për rritjen e pagës  e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Sipas Zhupës kjo qeveria ka premtuar çdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet.

‘Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë! Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit. Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë.

Nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale. As për trasportin e nxënësve de mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë!

Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Kur paga është qesharake! Kanë premtuar cdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet. Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndermend të bëjnë për arsimin! Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara!’- shkruan Zhupa.

Statusi i Ina Zhupes

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?