Rama: Kush do të bëhet deputet i PS-së të nisë video e CV! Kur partia fiton, zgjedhjet për kryetarin janë farsë! Kontrolli për maskat të nisin nga Kuvendi, mos ecni me idenë se do falen

15 Tetor 2020, 15:08| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 19:37

  • Share

TIRANË- "Askush nuk duhet të ecë me idenë se gjobat për vendosjen e maskës me detyrim do të falen"...ishte ky një paralajmërim nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme, nisur nga fakti se pasur një tolerim për ata që janë ndëshkuar për thyerje të rregullave të karantinës. Për këtë të fundit, Rama argumentoi se përse e mori një vendim të tillë.

"Ndërkohë që gjobat që janë vënë janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë edhe një mesazh tjetër, që nuk është çështja e frikës, e ndonjë dëshire apo nevoje që ne të fusim duart në familje dhe të marrim përmes gjobave para që hyn në shtëpi, çështja është që të kuptojmë mirë që duhet të gjithë të kontribuojmë dhe nga ana tjetër për hir të së vërtetës kemi vlerësuar edhe një fakt tjetër, që ata që nuk kishin paguar ende apo ato që kishin ende makinat e bllokuara, meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë një periudhë e vogël kaloi. Nuk duhet të nisen me idenë, hajde se do na e falim. Maskat do i mbajmë pak si gjatë, kjo për shkak të stinës", tha Rama.

Vendimi për maskën me detyrim ka marrë fokusin kryesor të daljes publike të kreut të qeverisë në prezantimin që bëri për të plaftormës "deputetët që duam" Ai ka zbuluar edhe porosinë e veçantë që i ka bërë Policisë së Shtetit, që kontrollet duhet të nisin nga parlamenti, ku sot disa nga deputetët e opozitës së re nuk e respektuan rregullin e tij, për të vijuar te institucionet qendrore deri te qytetarët. "I kam kërkuar policisë së shtetit, që të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendje ta ketë nga parlamenti te institucionet qendrore. mund të jetë e vështirë që makina ime të ndalohet nga policia, të shohim a e kemi vënë maskë, unë e kam mbajtur dhe njerëzit e mi, se nuk është puna te frika", tha kryeministri.

Në kuadër të hapjes së partisë, Rama ftoi të gjithë ata që duan të bëhen deputet të PS-së për të aplikuar online, të dërgojnë një video pse duan t'i bashkohen kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit si edhe të dërgojnë një CV të tyre. Pyetur nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, Rama nuk e përjashtoi si mundësi.

VIDEO- Platforma "deputetët që duam"

Ora 16:22
Rama i tërheq vëmendjen Ballës: Sa të vërë Taulanti maskën do të kthejë përgjigje

Tërheqjes së vëmendjes nga kryeministri Edi Rama për vendosjen e maskës nuk i ka shpëtuar as Taulant Balla. Ai ka refuzuar që t'i përgjigjet pyetjes së gazetares, deri në momentin që Balla do të vendosë maskën.

"Sa të vërë Taulanti maskën do të kthejë përgjigje", tha Rama, dhe Balla iu bind menjëherë.

Ora 15:54
Rama batuta me Bashën: E dua shumë, por një shuplakë një herë në muaj e do! Kam dokumente pse është i mërzitur për incerenatorët!

Akuzat që kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi për Ramën se po tenton të vendos në krye të bashkisë Durrës Milva Ikonomin për të firmosur kontratën për inceneratorët, Rama tha se ka dokumente  që janë arsyeja e vërtetë pse Basha është i mërzitur. Rama nuk kurseu as batutat se e do shumë Lulin, por që e ka të nevojshme një shuplakë një herë në muaj.

Gazetarja: Jeni në dije të kërcënimeve që i janë bërë nënkryetares së Bashkisë Durrës për inceneratorët?

Rama: E thotë Luli këtë e publikon Çimi e pyet gazetarja Ambroza dhe unë do të përgjigjem tani. Ndërkohë që pyetja është a ka ndonjë të vërtetë në dijeninë tuaj nëse është kërcënuar nënkryetarja e bashkisë Durrës? Por jo, ju e bëni A jeni në dijeni të kërcënimeve? Kjo është problemi me ju dhe pastaj më thoni pse kapem unë me mediat. Sot do ju them me dokumente pse është i mërzitur Luli. Me vjen keq për të, e dua shumë, por një shuplakë një herë në muaj e do. Është kusht i dashurisë ‘kush të rre të do’.

Ora 15:45
Rama: Kur lidershipi votohet nga populli, zgjedhjet për kryetarin kthehen në farsë

PS vendosi që ajo të mos krijojë zgjedhje brenda partisë për t’u fokusuar në zgjedhjet e 25 prillit, dhe për Ramën vlerësimi i nga populli i partisë dhe lidershipit të saj në zgjedhje nuk kanë pse më pas të bëhen zgjedhje farse brenda tyre.

‘Unë po ftoj të  bëhen pjesë e skuadrës dhe jo të bëhen kryetar partia, PS e ka një të tillë. Ne kemi një sistem si shumë parti, nuk bëhen zgjedhje dhe kryetarinkur zgjedh populli me votë, shikoni Britaninë dhe konfirmimi i lidershipit nga populli është i mjaftueshëm, ata zgjedhjet e sajuara që ne kemi një zgjedhje për kryetarin pasi populli të ka zgjedhur. Kjo është një farsë, kemi bërë edhe gara të tilla më parë, por s'kanë qenë gara por bëj adetin se kështu është shkruar në statut. Të rejat dhe të rinjtë nëse kanë dëshirë për tu aktivizuar mund të vijnë të bëhen pjesë e jona. Juve ju mjafton 2 apo 3 persona me problematika të caktuara për ta bërë të gjitha pikturën sikur është në problematik. PS është në ndryshim të vazhdueshëm”, tha Rama.

Ora 15:44
Rama: Me Merkel kam komunikim të vazhdueshëm, mos dëgjoni pusetën dixhitale të Saliut

Kryeministri Edi Rama tha se është në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren Merkel në telefon dhe online dhe se zërat se ajo nuk pranoi takimin me mua herën e kaluara dalin nga puseta dixhitale e Berishës.

“Ju kam thënë rrini larg pusetës dixhitale të Saliut por ju nuk më dëgjoni, aty ka shumë lëndë helmuese dhe ushtarake. Me kancelaren jam takuar sic takohesh këtë periudhë përmes kompjuterit, kemi qenë rreth një orë bashkë dhe kemi diskutuar për të gjitha ato që mund të diskutoni dhe se kuptoj pse të shkoj në gjemani nesër dhe të takoj sërish kancelaren, me të jam në kontakt të vazhdueshëm dhe jo gjithmonë bëhen publike pasi është pjesë e punës. As herës tjetër nuk kisha takim me kancelaren dhe as do e takojë”, tha Rama.

Ora 15:23
Nga parlamenti te institucionet/ Rama: Porosi policisë që të jetë shumë e vëmendshme! Mos mendoni se gjobat për maskën do të falen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ka kërkuar policisë që të ketë një vëmendje të shtuar për zbatimin e detyrimit për mbajtjen e maskës që nga parlamenti e deri të institucionet shtetërore. Ai tha se askush nuk duhet të mendojë që duhet të vendosë maskën për gjobën, apo me idenë se kjo gjobë do të falet, por të mendojnë për shëndetin e njeriut.

"Kjo është një luftë, edhe pse disave nuk i pëlqen që ta quajmë kështu. Për hir të së vërtetës, sjellja e shumicës dërrmuese ka qenë pozitive dhe sot kam vënë re me vëmendje unë personalisht që mbajtja e maskave sot është 99% me një sy të parë, ndërkohë që gjobat që janë vënë janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë edhe një mesazh tjetër, që nuk është cështja e frikës, e ndonjë dëshire apo nevoje që ne të fusim duart në familje dhe të marrim përmes gjobave para që hyn në shtëpi, cështja është që të kuptojmë mirë që duhet të gjithë të kontribuojmë dhe nga ana tjetër për hir të së vërtetës kemi vlerësuar edhe një fakt tjetër, që ata që nuk kishin paguar ende apo ato që kishin ende makinat e bllokuara, meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë një periudhë e vogël kaloi. Sa i përket gjobave tani, nuk është ky qëllimi. ju e dini që unë me gjobën nuk kam një raport të mirë, në Shqipëri gjobat janë të ulta, duhet të jenë më të larta, se nuk është taksë, është ndëshkim për një shkelje që e ke në dorë të mos ta bësh. Por në rastin e shkelje tani duhet ta shohim në mënyrë më komplekse, unë besoj se kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë edhe gjobat e vëra, edhe pse ne kemi zgjedhur që të jeni tolerant për gjobat e vëna. Pjesërisht janë ndëshkuar. Nuk duhet të nisen me idenë, hajde se do na e falim. Maskat do i mbajmë pak si gjatë, kjo për shkak të stinës. I kam kërkuar policisë së shtetit, që të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendje ta ketë nga parlamenti te institucionet qendrore. mund të jetë e vështirë që makina ime të ndalohet nga policia, të shohim a e kemi vënë maskë, unë e kam mbajtur dhe njerëzit e mi, se nuk është puna te frika", tha Rama.

Ora 15:22
Ndryshim të ministrave/ Rama s'e përjashton si mundësi: I kemi të mirë, por e mira s'ka fund

1602767511_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama nuk zgjodhi që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të ketë ndryshim të kabintetit ministror, por nuk e përjashtoi si mundësi, pasi sipas tij " e mira s'ka fund.

"Ministrat i kemi të mirë, por e mira s'ka fund, secili ka mundësi për të bërë më shumë. në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën dhe për të dhënë më shumë ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi i njerëzve. Unë e kam një sistem dëgjimi që edhe si pasojë e eksperiencës kam arritur ta kem shumë funksional të kombinuar përmes dëgjimit të drejtpërdrejtë, të atyre që ndërveprojnë në rrjetet sociale., në opinionin tim që është një hapësirë e jashtëzakonshme mesazhesh, në anketimet e përmuajshme që bëjmë të oponionit publik me entitete autonome që na japim mundësinë për të pasur një pasqyrë të situatës në çdo muaj, dhe dëgjimi i anëtarësisë është një vlerë e shtuar për të kuptuar individualisht cila është marrëdhënia, shkalla e lidhjes me anëtarë të partisë dhe përfaqësuesve të tyre, opinioni dhe vlerësimi për përfaqësuesit në qeveri dhe mbasi të bëjmë këtë në cikël të parë, ne do hymë më thellë me pyetje specifike për anëtarët. kjo është një fazë koalidimi që është një proces i ri, kanë filluar të ndërveprojnë një pjesë e vogël dhe për këtë arsye i kemi lënë vetes 45 ditë për këtë cikël të parë", tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drita: 15/10/2020 19:48

    Pa merak se sic i fali gjobat e kaluara di i fal dhe kto...kjo qeveri sot nxjer ligje e neser i ndrron ne baze te interesave.Kemi zgjedhje vitin tjeter prandaj cdo gje do falet per interesa elektorale.Ky shtet nuk esht ne funksion te ligjit por te partis pushtet

    Përgjigju
  • Aqifi: 15/10/2020 18:49

    Edi.Po do njerez te paperfolur ne Vlore mos vi me Fate dhe Alketa.Ke nje Renato Bega djal shembull ne lagje ne pune.Njihet nga babai zotri burr Tofiku.Ke 3000 vota nga ajo familje shembullore

    Përgjigju
  • ymeri: 15/10/2020 17:42

    O RAMA AMAN MA MERR NJEHERE ME GRUSHTA KETE BASHEN,,,,MA RRIF NJEHERE QE TA MBAJE PER GJITHE JETEN,,KURVEN E SALIUT...

    Përgjigju
  • sepult: 15/10/2020 16:42

    mos ja fal, perkundrazi kush ska te paguaj merri femijet peng qe e kan barkun bosh, me burr i poshter se paske qene nuk bo nona, ne kujtonim se ishte maloku dhe likja me i poshtri, por ti qenke me verte llum shoqerie.

    Përgjigju
  • Tirona: 15/10/2020 15:55

    Ai injoranti burre Kolici e parakaloi policin me buzeqeshje pa mare asnje gjobe , me vjen keq per ate polic i cili duhet te largohet nga detyra sepse iu ka dhene shkak qytetareve te tjere te mos zbatojne ligjin. Perse, une qytetari i thjeshte qe nuk kam mundesi "te blej" masken se nuk me del llogaria te mbaj me buke femijet, se jam i pa pune, te gjobitem dhe nje ishzyrtar i korruptuar qe me anen e korrupsionit ka vene ne llogarine e tij miliona te mos gjobitet!!!!. Sidoqofte, qytetaret nuk duhet te marin shkak nga Koliqi qe ka tru peshku,Ata duhet te ndergjegjesohen te VEJNE MASKAT , se nuk behet shaka me kete virus vdekjeprures. Ndersa Ai Tru Peshku te vazhdoje mos ta vere masken, policia mos ta gjobisi, se do ti vije momenti qe do te perpelitet nen ethet e ketij virusi dhe pastaj do ti lutej doktoreve qe ti shpetojne jeten......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?