Kryeministri Edi Rama

Politikë

Rama prezanton rrugën e re, komentuesi "mendjen' tek kullat e Teatrit, kryeministri: Mos u shqetëso se nuk hanë njerëz

3 Korrik 2018, 08:48| Përditesimi: 3 Korrik 2018, 09:04

  • Share

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka uruar qytetarëve shqiptarë mirëmëngjesin me projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar. Sipas Ramës kjo rrugë është pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim”, dhe pritet të lidhë me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë dhe Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” dhe me Portin e Durrësit.

Por jo të gjithë komentuesit e kanë pasur mendjen tek rruga e re që kryeministri po prezantonte, njëri prej tyre i ka komentuar duke e pyetur se ç’u bë për Teatrin dhe se sa kulla do të ndërtoheshin.

Replika e Ramës me komentuesin:

Komentuesi: Po me Teatrin çfarë u bë? Sa kulla do na ndërtohen?

Rama: Kur ke shkuar në Teatër për herë të fundit ti Armando? S’besoj të kesh shkuar ndonjëherë po rri pa merak, se kur të bëhet Teatri i ri do shkojë një ditë ky kingu që kë në krahë dhe sa për kullat mos u shqetëso se nuk hanë njerëz.

Postimi i Ramës në Facebook:

Komento

Komente

  • redi: 03/07/2018 12:14

    Per cfar u desh kjo rruge , ku rruga egzistuese Vore - Milot te zgjerohej sipas standarteve europiane , apo ti bejme psrate e buxhetit rrush e kumbulla . Eshte jasht cdo llogjike ekonomike qe 22 km rruge te kushtoje 240 milion euro . Si e ke nis po ja ze fytin shqiptareve me borxhe . Je pese vjet qe thua qe lam borxhet e Saliut , por si ka mundesi qe borxhi dhe sot eshte72% te GDP . Ky nuk eshte model peoduktiv ekonomik por model falimentimi financiar . Per nje gje te heq japelen , vetem per Rilindjen urbane dhe rurale ku i dhe nje faqe europiane dhe qytezave qe tregonin nje gri mbytese

    Përgjigju
  • Jimy: 03/07/2018 09:12

    Sigurisht me mbas dhe te "verberit"do ta shohin dhe skeptikeve do pelqeje ti vec vazhdo. Ju lumte!Ju Faleminderit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?