Kryeministri Edi Rama në spotin e podcastit të tij të ardhshëm ka prezantuar të renë Arjeta Puca e cila do të jetë e ftuar si bashkëthemeluese e një kompanie që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjeteve të specializuara për mjetet e shërbimit publik.
Gjatë prezantimit të saj, Rama e prezantoi Arjetën si vajzën e cila në të ardhmen mund të prodhojë edhe atë që ai e quajti ‘Ferrarin ballkanas’. Nga ana tjetër, Arjeta e cilësoi diçka të tillë si totalisht të mundshme në të ardhmen, ku Shqipëria mund të prodhojë mjetet e veta nga fillimi i procesit gjer në fund.
Edi Rama: Për turpin tim e kam njohur pak ditë, pak më shumë se një javë më parë, jam në dispozicion dhe do ishte një nder shumë i madh nëse do më shënoje në kompanitë tënde si hamall, pa pagesë, për të mbartur peshën e mbështetjes dhe për të shtyrë përpara që Arjeta nuk e di pse e mendova të kuqe, e mendova në fakt të kuqe si “Ferrari from the Ballkans”.
Arjeta Puca: Mund ta prodhojmë komplet me mjetet tona, nga fillimi deri në fund.
Nje podcast shume interesant ky
PërgjigjuSa mire qe e mbeshtesni
PërgjigjuPer tu vleresuar per vullnetin qe paska
Përgjigju