Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, prezantoi për publikun skuadrën fituese të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Durrësit.
Në një video në rrjetet sociale, ku evidentohet ndryshimi në qytetin bregdetar, kryeministri veçon grupin e deputetëve të Durrësit, të cilët kryesohen nga Klodiana Spahiu, e cila e ka mandatin e saj të 5-të.
Më tej pasohet nga Milva Ekonomi dhe Aurora Mara, në mandatin e tyre të tretë si deputete, Arkend Balla për herë të dytë deputet, ndërsa 4 të tjerë, do të ulen për herë të parë në karriget e Kuvendit të Shqipërisë, respektivisht; Loer Kume, Skënder Pashaj, Etleva Budini dhe Ani Dyrmishi.
PS arriti të fitonte 8 mandate në qarkun bregdetar, kundrejt 6 mandateve të PD-së.
Komente
