Politikë

Rama prezanton skuadrën fituese të Elbasanit për Shqipërinë 2030 në BE

17 Qershor, 11:32| Përditesimi: 17 Qershor, 11:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Elbasan në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Rama prezantoi deputetët fitues të PS-së në qarkun Elbasan, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ku tetë prej tyre bëhen për herë të parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 10 deputetë në qarkun e Elbasanit.

Arbjan Mazniku, mandati 1

Evis Kushi, mandati 4

Bora Muzhaqi, mandati 1

Ermal Elezi, mandati 1

Adi Qose, mandati 1

Sara Mila, mandati 1

Saimir Hasalla, mandati 2

Olsi Komici, mandati 1

Aulona Bylykbashi, mandati 1

Agron Gaxho, mandati 1

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?