Gjatë vizitës së tij në Brindizi, kryeministrit Edi Rama i kanë dhuruar edhe dy dhurata simbolike që lidhen me kujtimet për eksodin e shqiptarëve drejt Italisë. Një nga dhurata ishte një dokumentar i shkurtër, që tregon historinë e një djali i cili kishte ëndërr që të bëhej basketbollist dhe ja arriti dhe sot luan në serinë A.
'Jam e lumtur që t'ju dorëzoj këtë dhuratë kryeministër Edi Rama. Është një dokumentar i shkurtër i realizuar nga një projekt bashkëpunimi mes Puljas dhe Shqipërisë. Kemi kontribuar në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, ku ishim si prodhues të disa filmave. Tregon historinë e një djali i cili kishte një ëndërr që të luante basketboll. Kaludio Ndoja aktualisht është një lojtar basketbollit në serinë e A në Itali dhe jo vetëm e realizoi ëndrrën e njoh dhe e di se çfarë do të thotë të marrësh fluturimin kur je në fushën e lojës dhe të rrëfesh, këtë liri që Klodi fitoi.'- tha një nga zyrtaret.
Po ashtu kreu të qeverisë iu dhurua edhe një foto, në momentin kur shqiptarët zbritën në Brindizi.
'Zoti kryeministrë, ky është një kujtim, kjo është një foto shumë e bukur, që është bërë atë ditë. Është mbërritja në Brindizi e shqiptarëve dhe duket lumturia e tyre.'- u shpreh një nga zyrtarët.
Lajmi kryesor:
Rama apel politikanëve nga Brindizi: Varkat me emigrantë nuk sjellin fundin, s'duhen parë me urrejtje! Të ndërtojmë muze për të kujtuar eksodin e shqiptarëve
M.Q.//ReportTv.al