Politikë

Rama pro listave të hapura/ Opozita e Bashkuar: Prish marrëveshjen e 5 qershorit, rrezikon stabilitetin e vendit dhe acaron klimën politike

13 Korrik 2020, 19:30| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 21:34

  • Share

Vendosmëria e kryeministrit Edi Rama për të përkrahur propozimin e opozitës parlamentare për të hapur listat dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve ka hasur në kundërshtimin e hapur të opozitës së bashkuar. Në një deklaratë të përbashkët opozita e bashkuar shprehet se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapja e listave që sjell ndryshime kushtetuese cilësohet si një akt i paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Sipas Opozitës së Bashkuar  hapja e listave nga Rama cilësohet si një veprim diabolik prej tij që prish marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin  dhe mbështetjen e SHBA e BE  duke vënë në rrezik stabilitetin e vendin dhe shanset për integrim të vendit.

"Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.  Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij", shkruhet në deklaratën e  opozitës.

Hapja e listave e kërkuar nga opozita parlamentare dhe e përkrahur nga kryeministri Edi Rama shihet nga opozita e bashkuar jashtë parlamentare si ndryshim i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin me palëve që synon të nxis konfliktin politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme dhe këtë shqetësim e kanë raportuar edhe tek Presidenti Meta dhe partnerët ndërkombëtarë.

"Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane. Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme", thuhet në deklaratën e saj.

Deklarata e opozitaës së bashkuar përfundon se ajo "mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament".

Kundër listave të hapura u shpreh që në fillim kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se Rama prishi marrëveshjen për reformën zgjedhore që u arrit në datë 5 qershor dhe se frika e tij buron te koalicioni opozitar. Ndërsa Rama tha se PS mbështet listat e hapura dhe se për këtë nuk ka nevojë që të ndryshohet sistemi, pasi do të bëhet me korrektim në Kodin Zgjedhor. Ndërsa 3 ditë kërkesa e opozitës parlamentare për lista të hapura u miratua në parim në komisionin e Ligjeve. 

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 14/07/2020 13:36

    Opordhita e leshit... nje tufe majmunesh e bandite

    Përgjigju
  • Liku: 14/07/2020 11:45

    Me lista te hapura jane zgjedhjet me te mira dhe te pastra se zgjedhesit zgjedhin njeriun qe i sherben qytetareve keshtu iken koha e karikaturave qe e kishin bere parlamentin si portokallia

    Përgjigju
  • RAQI: 14/07/2020 09:56

    Shikoni të dashur Shqiptar pd nuk do lista të hapura po përse ? ? ? Listat e hapura jan një nga gjërat më të bukra e korekte. Pra populli të dij kë voton. Po kjo e ashuquajtur parti demokratike [ që s'është kurr demokratike ] nuk i do kto lista e vetëm lef pa pushim. Pra ka ardh dita që kjo parti të shkoj atje ku e ka vendin në shkrirje të saj.

    Përgjigju
  • SHQIPTARJA: 14/07/2020 09:07

    Pse partite politike kane frike nga listat e hapura,apo kane interes qe te caktojne deputet rrugecer dhe hajut.Listat e hapura duhet te ishin me kohe.Atehere shqiptaret do te votojne njerezit me dinjitoz qe kane.Nuk hedhin voten qorrazi per partite politike.

    Përgjigju
  • TARRASI: 14/07/2020 08:29

    SHIKONI JEVGJITI FATMIR MEDIU DUART ME GJAK E VAZHDON NË POLITIK NËN MBROJTEJN E PARTIS ANTISHQIPTARE PARTIA KWC PD. SI MUND NJË NJERI I TILL I PISËT SI KY EVGJITI FATMIR BAJGA TË VSZJDOJ NË POLITIK. NË NJË KOH QË KY PREJ KOHËSH DUHET TË ISHTE NË BURG KY DHE QENI I BIRI TË QENIT SY PESHKAQENI BASTARDI I SALHE FUNDRINËS.PTY RAC PISASH .

    Përgjigju
  • populli: 13/07/2020 23:43

    Ku ka popull qe ju ndjek me ju o palace.. Desabilizojeni vendin me 100 mercenar ...

    Përgjigju
  • lleshi: 13/07/2020 22:58

    LISTAT hapura i do populli shqiptar ,,,kush parti del kunder del kunder popullit shqiptar,,, dhe do marre leshte ne zgjedhje....

    Përgjigju
  • Tosi: 13/07/2020 21:20

    A mor hunderra keni frike nga listat e hapura se nuk mund te futni me ne liste banden e vrimes celesit, Flamur Herman Geringun, Strazon me patllake, Klevis Krricin e Faros, Kejdi sharebajgen dhembcakallen, Erisa hundpinoken, homo Salianjin. Keta fytyra te urryera ne publik po u futen ne lista te hapura nuk marin as votat e familjareve te vet aq imazh te urryer kane ne publik.

    Përgjigju
  • Gent: 13/07/2020 20:13

    Eshte opozite joparlamentare, dmth nuk ka qka perzihet ne punt e kuvendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?