Edi Rama

Rama pro SPAK-ut trembi më shumë Berishën. “Laku” po ngushtohet?!

5 Shtator 2023, 19:15| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 21:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS rideklaroi dhe njëherë mbështetjen pa ekuivok për SPAK.

Përpos vlerësimit për ‘bumin’ turistik, suksesit në këtë sektor, që dalëngadalë po shndërrohet në jetik për vendim, fokusi i fjalës së Ramës ka qënë vlerësimi për punën e SPAK, ngritja e të cilit për hir të së vërtetës ka qënë fund e krye pjesë themeltare e platformës politike që kur PS po përgatitej për të ardhur në pushtet.

Me sa duket Rama e kishte kuptuar që para vitit 2013 që shqiptarëve u kishte ardhur në majë të hundës nga këta prokurorë dhe gjyqtarë që në aleancë me politikën, po pasurohej duke mos dhënë drejtësi, në këmbim të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë të cilët si ‘bamirës’ të asaj drejtësie, kishin marrë imunitet dhe i kishin duart e lira për të futur duart në arkën e shtetit.

Pikërisht këtu këmbënguli Rama, i cili madje i cilësoi ‘këlyshë të korrupsionit’ të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e dhënë ngë qytetarët shqiptarë dhe nga Partia Socialiste si fituese e tre mandateve rresht, për të përvetësuar në kundërshtim me ligjin paratë e shqiptarëve përmes korrupsionit, pasiv dhe aktiv.

Për më tepër, Rama dhe njëherë deklaroi se nuk do të ketë asnjë mburojë politike nga partia që drejton, për të kurruptuarit ‘pa din dhe iman’, pasi nuk u ka asnjë borxh atyre që u ka dhënë besim, për t’ju fshirë bajgat me flamurin e PS.

Ishte një fjalë e ashpër e Ramës në mbledhjen e Asamblesë së PS, e cila u shoqërua më pas dhe me propozimet për ndryshimet në qeverisjen e vendit, duke bërë prezent emrat e ministrave të rinj, një pjesë për herë të parë ndërsa të tjerë të rikthyer apo të zhvendosur në dikastere të tjera.

Por më shumë se sa ndryshimet në qeveri, të kuptohemi priteshin me shumë interes, theksi u vendos tek përgjegjësia që do të ketë gjithsecili i veshur me pushtet përballë punës së tij në shërbim të qytetarëve dhe ‘reflektimit’ të kësaj pune përballë drejtësisë nëse do të cedonin nga ligji dhe detyra, për t’u përballur të vetëm për të gjitha akuzat për korrupsion apo shpërdorim detyre dhe besimi.

Ishte shumë i drejtëpërdrejtë Rama në mesazhet që përcolli për të tijtë, mesazhe të cilat nuk mund të shihen si të kuadratuara vetëm për zyrtarët e ish zyrtarët socialistë, por dhe për tërë gamën e gjërë të atyre që janë nën akuzë për korrupsion dhe shkelje të ligjit, pavarësisht kahjes politike. Ishte një mesazh i qartë dhe për SPAK dhe në tërësi drejtësinë e re, për t’i rikonfirmuar dhe njëherë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe publike se, do të ketë mbështetjen pa asnjë rezervë nga vetë ai si kryeministëror si dh dhe mazhoranca që drejton në të gjithë aksionet e tij, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend.

Ky mision që Rama dhe qeverisja e PS morën që më 2013 kur erdhën në pushtet, e vazhdua gjatë tërë viteve për ngritjen e drejtësisë së re, Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, dhe po e vazhdon dhe sot e në vijim pa fund, duke i dhënë mbështetje të vazhdueshme dhe pa rezerva SPAK-ut në hetimin korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes të kasaj mazhorance,. Janë në burg apo në kërkim ish kryetarë bashkie, ish deputetë, ish ministra e deri në rang zv.kryeministri, të gjithë përfaqësues të PS. Ka hequr mbështetjen politike për të gjithë ata të akuzuar për korrupsion, dhe i ka lënë për t’u përballur vetë me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Pra nuk ka komentuar asnjëherë, s’ka thënë asnjë fjalë për hetimet apo vendimet që ka dhënë drejtësia e re. Përkundrazi, e ka mbështetur fort këtë drejtësi. Dhe kjo është parë nga qytetarët shqiptarë por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë gjatë 10 viteve të qeverisjes së mazhorancës socialiste të kryesuar nga Edi Rama. Kjo është vlerësuar po nga qytetarët shqiptarë të cilët i kanë dhënë besimin për mandatin e tretë rresht në qeverisjen e vendit, dhe po përgatiten ta mbështesin për një mandat të katërt qeverisës. Kjo është vlerësuar dhe nga aleatët tanë të mëdhenj, të cilët e shohin Ramën si të vetmin partner në Shqipëri.

Por ‘këmbana’ e Ramës në mbështetje të SPAK nuk ka kumbuar vetëm për të tijtë në qeverisjen e vendit. Më shumë se sa për zyrtarët e ish zyrtarët e PS, kjo këmbanë ka tingëlluar mjaft e fortë dhe në veshët e ish zyrtarëve të PD dhe partive të tjera aleate me të, të cilët i kanë kapicë dosjet e korrupsionit dhe të krimit në SPAK dhe segmentet e tjera të drejtësisë së re. Madje kanë dosje korrupsioni të përgjakshëm Berisha dhe ortakët e tij, pasi bashkë me paratë e shqiptarëve kanë marrë dhe jetën e vetë shqiptarëve.

Mjafton të përmendim shkarazi dosje të tilla të përgjakshme, si ajo e shpërthimit të Gërdecit, akuzohet Shkelzen Berisha si pronar i biznesit të municioneve në këtë punishte vdekjeje, ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. As sot e kësaj dite nuk është dhënë drejtësi, ndërsa dosja e hetimit po ‘përpunohet’ pafund në SPAK.

Apo dosja e vrasjes së 4 demonstruesve të opozitës së atëhershme në mes të bulevardit përballë kryeministrisë më 21 janar 2011, dosje e cila me gjithë manipulimet e mundshme, zhbërjen e drejtësisë në atë kohë dhe refuzimin e ekspertizave të FBI dhe partnerëve tanë, i ka të gjithë elementët e nevojshëm për t’u hetuar me themel, kopsitur dhe dërguar në gjykatë në mënyrë që nga urdhërdhënësit e deri tek zbatuesit e vrasjeve dhe manipuluesit e provave të marrin dënimin që meritojnë.

Për mos lënë pa pëmendur dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit “Partizani’ dhe kjo e lidhur sipas akuzës me familjen Berisha, ku dhëndëri Jamarbër Malltezi akuzohet për shkelje ligji. Apo dosjen e aferës së Rrugës së Kombit, privatizimit të CEZ-DIA, financimin rus të PD për destabilizimin e Shqipërisë dhe Rajonit, hetimin e pasurisë së familjes Berisha dhe ortakëve të tij, dhe dosje të tjera të këtij lloji, që s’po i përmendim për të mos bezdisur lexuesin. Janë dosje të rënda këto.

Ndaj mbështetja e Ramës në Asamblenë e PS për SPAK ka futur më shumë në ‘ujë” Berishën, familjen dhe ortakët e tij se sa vetë ata të PS që janë nën hetim apo dhe në burg për korrupsion.
E themi këtë sepse kryeministri Rama i zhveftësoi Berishës dhe njëherë ‘kauzën’ se Rama ka në dorë drejtësinë e re, pavarësisht se Berisha e di dhe vetë si dreqi se SPAK nuk pyet për Ramën. Për më tepër siç e ka treguar deri më tani, SPAK është sjellë më egër dhe ka hetuar vetëm zyrtarët e mazhorancës së drejtuar nga lideri socialist.

Megjithëse Berisha nuk rresht asnjë ditë së sulmuari SPAK-un, se nuk po arreston zyrtarë të lartë të PS për korrupsion. Duke akuzuar njëherësh Ramën se ‘nuk mbron njerëzit e tij përballë drejtësisë”. Deklarata kontradiktore këto, por Berisha në pleqëri të thellë është, lëshon dhe nga këto. Aq më tepër që u rikthye nga pensioni politik për të mbrojtur veten, familjen dhe ortakët tij nga përballja me drejtësinë. Dhe në kushtet e një ‘non grata’ funksional sulmon drejtësinë e re.

Madje Berisha del nga “binarët’ më shumë sa herë që SPAK bën ndonjë akuzë, hetim apo arrestim nga radhët e të majtëve, duke habitur jo vetëm qytetarët shqiptarë por dhe ndërkombëtarët me këto reagime. Me sa duket e sheh që ‘laku’ po i ngushtohet rreth ‘qafës’ së tij, pasi drejtësia sa herë bën një aksion anti-korrupsion, i afrohet dhe një hap më tepër Berishës, familjes dhe ortakëve të tij. Dhe Berisha po sheh se radha po afrohet shpejt tek ‘sinori’ i tij. Prandaj ai nuk bën si Rama, që të vlerësojë dhe të mbështesë punën e SPAK, prandaj ka frikë nga SPAK dhe mundohet ta përballojë duke e sulmuar ashpër, sepse është i kapur vetë familjarisht bashkë me ortakët nga korrupsioni i 32 viteve. Njëherësh akuzon kreun aktual të qeverisë se ‘lëshon të vetët’ tek drejtësia e re.

Reagimet e Berishës na kujtojnë atë anektodën e hershme, kur një i fuqishëm i kërkoi shtetasit të tij që të merrte një qengj e ta peshonte, dhe fiks një vit më pas t’ia dorëzonte me të njejtën peshë që e mori. Filozofia popullore tregon se njeriu i thjeshtë por i zgjuar e mori qengjin e futi në një vathë, ndarazi me një ujk. Hante gjithë ditën qengji, ndërsa tërë natën strukej nga frika e ujkut, që ulërinte në kërkim të ushqimit dhe për forcë zakoni, duke ia ‘shkrirë’ gjithë dhjamin qengjit, të cilin e kishte venë gjatë ditës, duke u ushqyer. Partnerët kanë lënë SPAK-un në rolin e ujkut, që me shpresë të Zotit të lëshojë ‘piskamën’ deri në fund ndaj ‘këlyshëve të korrupsionit’.

Kështu dhe Berisha, familjarët dhe ortakët e tij, me SPAK-un tek dera, pavarësisht ‘dhjamit’të vënë në 32 vite pushtet apo në aleancë fluide me pushtetin, ai ‘dhjamë’ shkrin sa herë që merret nën hetim ndonjë zyrtar, qoftë dhe i kampit kundërshtar dhe që nuk ka qënë në qeverisjen e tij. Eshtë një tmerr i pafund ky për Berishën, i cili s’ka asnjë ngjashmëri me fundin e tmerrshëm. Ndaj është trembur shumë dhe ‘këndon’ çdo ditë të njejtën ‘këngë’ kundër SPAK.

Dhe Berisha, si një ‘skile’ e vjetër e politikës e di se njeriu, pa përjashtuar këtu dhe prokurorët e SPAK, kanë në vetëvete pak nga fëmija apo nga ‘shqiptari i vendit”. Pra bëjnë atë që u thuhet më tepër të mos e bëjnë, apo bëjnë atë që të tjerët ia kanë hequr mendjen se mund ta bëjnë. “Mos shko o trim aty”, është një shprehje epike për shqiptarin, i cili pavarësisht paralajmërimeve, pikërisht aty do të shkojë, aty ku i thonë se ka rrezik. Si fëmija.

Kështu dhe Berisha, i cili del ditë për ditë dhe akuzon SPAK për mos-kapjen e zyrtarëve të lartë të PS, në të vërtetë po i thotë me zë të lartë dhe figurë SPAK-ut që të rrijë larg nga ai, familja dhe ortakët e tij. Pra pikërisht për këtë arsye Berisha ka frikë se një ditë SPAK do marrë zemër dhe do të hapë ‘kapakët’ e dosjeve të rënda dhe të përgjakshme të ish zyrtarëve të qeverisjeve të PD, familjarëve të tyre dhe të vetë Berishës.

Ndaj fjalën e Ramës në mbështetje të SPAK, i cili nuk tha asnjë fjalë se po heton dhe burgos vetëm zyrtarët e PS, Berisha e merr si një ‘këmbanë’ alarmi, dhe si një frikë se tashmë ka ardhur radha e tij. Eshtë e shpjeguar dhe shkencërisht kjo frikë, ndaj bërtet çdo ditë Berisha kundër SPAK. Duke mos dhënë asnjëherë mbështetje për të, që në krye të herës dhe duke mos dhënë asnjë shpresë se do ta mbështesë dhe në vijim. Duke se ‘laku’ është ngushtuar fort për Berishën me sa duket. Të presim!

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • M.B.: 08/09/2023 12:38

    Ne jemi akoma ne stalinizem

    Përgjigju
  • Taku: 05/09/2023 21:24

    Per vite me radhe thame se shpetuam nga retorika idiote e nje fare plehre si Berisha! Dhe per nje dekade na eshte rikthyer akoma me keq por me surratin e plehres Rama. Dhe tekaytet servile vetem bezasin rrofte mbreti i tyre lakuriq. Pisa!

    Përgjigju
  • xhemal: 05/09/2023 19:37

    Spak eshte nje shtojce e salizmit...Jane ata prokurore te gerdecit,21 janarit e plote marrezive te tjera te saliut qe i Kane mbyllur dosjet me bindje te plote se Jane o militante te berishizmit o frikacak..ska si te jete ndryshe.cdo gje Ka radhe e kohe...prepara gjykohet vrasesi..dumani eshte nje nga prokuroret qe ngriti akuzen e la jashte berishen ne 2008 nuk Ka si te merret sot..atehere ishte frikacak sot nuk mund te behet trim..si dumani ne spak Jane plote miqte e saliut e ilirit..mos prisni kot làjme nga drejtesia e re me zakone e vese te vjetera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?