Kishë në Dropull

Politikë

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

5 Gusht, 15:25| Përditesimi: 5 Gusht, 15:27

  • Share

Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë.

Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site arkeologjike të Dropullit, që nga qyteti antik i Adrianopolit deri te kisha e Lindjes së Virgjëreshës.

Por jo vetëm kaq, edhe bukuritë natyrore janë një tjetër atraksion turistik, sikurse është Ujëvara e Selckës.

“Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, ka shkruar Kryeministri Rama në një postim në Facebook.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?