TikTok

Rama propozoi mbylljen e Tik Tok-ut pas vrasjes së 14-vjeçarit, Kulluri: Kjo është t’i biesh shkurt, nuk është zgjidhje

20 Nëntor, 18:53| Përditesimi: 20 Nëntor, 19:32

  • Share

Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për masa deri në mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 18 nëntor, ku 14-vjeçari, Martin Cani ndërroi jetë pasi u qëllua e thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shprehet se mbyllja këyre rrjeteve sociale është rruga më e shkurtër për të adresuar një çështje që ka tronditur shoqërinë tonë, ndërsa thekson se këtu bëhet fjalë për jetën e të rinjve.

Reagimi i plotë:

Dhuna tek te rinjtë dhe kriminaliteti në rritje nuk është çështje bllokimi te Tik-Tok apo Snapchat! Është çështje modeli jetese, jo vetëm në shkolla por edhe në rrugët e lagjet e qyteteve!

Nga ta nisësh më parë: nga të rinj që punojnë roje në shtepitë e barit apo trafikojnë drogë e lajnë hesapet në Shqipëri; nga hashashizimi i Shqipërisë në vitet 2015-2016; mundesitë e ulta që prodhon modeli ekonomik për të jetuar me punë; ekonomia e pastrimit të parave që ka pushtuar sektorin e ndërtimit dhe ekonominë; dhuna verbale dhe fizike që prodhojnë politika në parlament dhe media; dhuna që promovojnë mediat duke prodhuar pa fund debate dhe emisione për krimin; paaftësia e sistemit arsimor dhe policisë në parandalimin e dhunës në shkolla?

Të mbyllësh Tik-Tok dhe Snapchat është rruga më e shkurtër dhe mediokër për të adresuar një çështje që ka tronditur gjithë shoqerinë pas ngjarjeve të javëve të fundit!

Nëse Rama mendon se “kaq ishte” dhe problemi u zgjidh, jo vetëm që nuk është zgjidhje por vetëm “më ka cu nana me la gojën”! Këtu bëhet fjalë per jetën e të rinjve që nuk ka më vlerë! Në qender të politikës është njeriu dhe jo rrugët apo fasadat! Po humbim njeriun dhe do na mbetet tallavaja!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ajo: 21/11/2024 06:43

    Njeriu mund te jetoj shume mire edhe pa rrjete soziale shkoni punoni.

    Përgjigju
  • Po mër po: 20/11/2024 19:29

    Po u mbyllën rrjetet sociale, me shumë do të rritet krimi se njerëzit nuk dinë më të komunikojnë me njerëzit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?