Kryeministri Edi Rama dhe nipi i Lefter Kokës, Ron Koka

Politikë

Rama “provokon” demokratët, merr nipin e ish-ministrit të LSI-së në zyrë dhe pozojnë në foto

17 Qershor 2018, 14:44| Përditesimi: 17 Qershor 2018, 14:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama është i njohur për “ngacmimet” e tij ndaj demokratëve. Të gjithë i mbajnë mend batutat e Ramës në fushatën për zgjedhjet qendrore të 2017-ës, kur Kryeministri përdori shenjën e dy gishtave për të kërkuar edhe votën e elektoratit të djathtë. Ndërkohë që muajt kalojnë dhe në shtator ndizen ethet e fushatës, kryeministri ka ‘zgjedhur’ të dalë në një foto me nipin e ish-ministrit të Mjedisit në qeverinë Rama 1, Lefter Kokës, me Ron Kokën.

Fotoja e siguruar nga Shqiptarja.com tregon Ramën duke shkrepur një selfie me një detaj interesant “dy gishtat e demokratëve”.

Nuk dihet nëse vizita e Kokës në zyrën e Ramës ka qenë rastësore, por ajo që mund të themi është fakti se Koka ka qenë pjesë e kabinetit Rama 1, pas shkollimit të tij në Angli. Miq të Ron Kokës pohojnë se ai ka dëshirë të jetë pjesë e politikës aktive duke ndjekur në këtë mënyrë rrugën e xhaxhait të tij.

Të mos harrojmë se ishte i ati i Ron Kokës, Leonard Koka, njeriu që pajtoi Ramën me Metën në vitin 2013,  në darkën e famshme të “ngjalave” në Gjirin e Lalzit.

Komento

Komente

  • Justice: 11/03/2019 22:05

    Turp,qe tallesh me qytetaret e ndershem te ketij vendi...turp turp turp

    Përgjigju
  • Loran shehu: 17/06/2018 16:24

    Edhe sikur mori lojtarin Messi ben ky hahahhahaahahhaha

    Përgjigju
  • Eni: 17/06/2018 16:16

    Epo ti perfundimisht je i cmendur o kryeminister. Del foto me djalin e megatrafikantit. Imagjino cfare do ndodhte ne ndonje vend nornal nje gje e tille. Eshte njesoj sikur ne Itali kryeministri te dali foto me djalin e Toto Rines. Djali i ketij megatrafikantit, ka vite qe bredh me arme ne makine e plot me kokaine dhe ky idioti jone del foto. S’kane faj pastaj ata debilat e tjere te PD e LSI qe dalin e bejne gam gam.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 17/06/2018 15:47

    Mire ja ke bo Rama.Baba i Ron Kokes ai qe te futi ngjalen e LSI ka bo disa vjet burg.Futi kontrabande 7 kontinjer me cigare Malboro me vler 6 milion euro

    Përgjigju
  • Popull: 17/06/2018 15:26

    Na hapet barkun me keto idiotesira..nipi atij dhe nipi ketij,thua se ai vend eshte ber vetem per niprit dhe nipat e hajduterise,kurse ata qe shkelqejn neper bote pa qen nipi dhe besa e askujt nuk kan asnje mundesi ne vendin e llumit ,sepse nga llumi vetem llum del ,dhe ska se si llumi te prodhoje ujera te kalterta dhe te pasterta..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?