Rama publikon faktet për bizneset që kanë fituar pagën e luftës dhe nxjerr mashtrimet e Bashës: Të qash e të mos qeshësh dot

12 Qershor 2020, 10:23| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 10:33

  • Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili thotë se qeveria nuk ka mbështetur bizneset e vogla. Sipas kryeministrit Rama janë identifikuar se bizneset e vogla tek të cilët kryedemokrati ka pasur takime dhe janë ankuar për situatën, ato biznese janë përfitues të pagave të luftës dhe tashmë e kanë marrë.

Në këtë mënyrë kryeministri Edi Rama e ka nxjerrë genjeshtar liderin e PD-së.

“Të qash e të mos qeshësh dot…Faktet nuk janë opinione, shpikjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Komento

Komente

  • Baci: 12/06/2020 12:20

    Ne asnje menyre jo duhet te mendojme per familjet tona pasi provuam qe qeveria eshte nul jashte loje duke lene pa buke 75%te kryefamiljareve ne shqiper pasi nestatistikat e tyre te siguruarit privat apo shtet nuk i kalojne 15% .Se sa human eshte nje qeveri kjo tregohet me aktin se a ka evidenca te sakta per popullin qe udheheq dhe qe voten ja ka pervetesuar e jo marre ligjerisht.Turp.Te gjithe derrat nje turi kane.mjere populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?