Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme disa foto nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se ky segment përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane, teksa nga ana tjetër nxjerr në pah peizazhin e mrekullueshëm
“Ky segment i përfunduar rishtazi e përmirëson shumë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qëndrat urbane dhe nxjerr në pah një itinerar të ri i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në këtë qark”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente
