Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Thumana me drita të ndezura. Krahas kësaj fotoje kryeministri shkruan se Thumana sonte është si Shqipëria, e ndryshuar rrënjësisht krahasuar me atë që ishte pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019., ashtu si dhe Shqipëria ka ndryshuar pas rrënimit të deri para 7 vjetëve. Por këtu kryeministri shton se duhet ende punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit.
“Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare. Thumana sot s'ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s'do ketë krahasim me këtë sonte - njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara”, shkruan Rama.
Më tej kryeministri shkruan se sot kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, dhe bëhet fjalë për bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku.
“Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme”, shton ai.
Do te ishte ne te mire te transparences qe perditesimi mbi ecurine e ndertimit te banesave me fondet e donatoreve per te demtuarit nga termeti te jete i perditshem, ne nje website te vecante. Jo vetem per kete rast por edhe per te tjera projekte apo investime qe behen me parate dhe fondet publike. Eshte e turpshme qe sot pas 31 vitesh nga komunizmi, qeveria e radhes vazhdon me te njejtin mentalitet otomano-sovjetik te ulet gju me gju me popullin, te na nxjerre foto e video per pune qe Ne populli i Shqiperise kemi paguar dhe do te paguajme perfshire Kryeministrin dhe Ministrat! E keni per detyre zoteri te beni punet qe iu ngarko ligji dhe jo ti bini gjoksit e te na thoni shihni cfare kam bere une! Te vjen kaq keq per kete popull te vogel e te mire qe udhehiqet nga te tille maskarenj te radhes.
PërgjigjuO Neron,adagio,avash,o I ndritur,po Shqipëria nuk është Finlande apo Norvegji,sepse ante Rama dhe Rama sot ka një Ndryshim për mirë të jashtëzakonshëm,kjo falë zotësisë së Kryeministrit dhe falë teknologjisë..