TIRANE-Sot doli nga spitali pasi fitoi luftën me koronavirusin pacienti i parë, që u infektua nga 28-vjeçari nga Tirana që u kthye nga Italia (Firence) në datë 26 shkurt. Pas bërjes së testit të dytë që rezultoi negativ, i moshuari la spitalin dhe tashmë do të qëndrojnë për 14 ditë brenda në shtëpi i vetëkarantinuar nën vëzhgimin e mjekëve.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e momentit kur i moshuari lë ambientet e Infektivit në gjendje të mirë shëndetësore, pasi fitoi luftën me koronavirusin. "I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të Infektivit" shkruan Rama.
Një mesazh mirënjohje për mjekët e ka pasur edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. "Pacienti i parë i shëruar sapo ka lënë spitalin Infektiv për t’u kthyer në shtëpi, ku do të qëndrojë për 14 ditë i vetëkarantinuar. Mirënjohëse për punën e ekipit të Infektivit që janë në ballë të betejës së vështirë me koronavirusin" shkruan ministrja.
Në total numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 76, 6 prej të cilëve në 24 orët e fundit. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv (Lexo këtu të dhënat e fundit).
Duket ky ja hodhi, por cfare mund te ndodh me ne te tjeret nese vazhdohet me 8 ore liri levizje?! Mendoj kjo eshte gabim dhe duhet te korrigjohet menjehere. Perndryshe keta te prekurit e diagnostifikuarit e pare ironikisht do te na duken me fat, pasi paten mundesine e asistences mjekesore.
Përgjigju