Dy stelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2'

‘Gati për t’u lëshuar në hapësirë’, Rama publikon foton e satelitëve: Dy sytë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësia

16 Tetor 2022, 10:48| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 11:09

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e dy satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, ndërsa njofton se janë gati për t’u lëshuar në hapësirë. Rama shkruan se ato do të lëshohen në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryeministri i cilëson sy satelitët, si sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësia.

“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruan Rama.

2 satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Marrëveshja për ngritjen e staelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA Inc u nënshkrua më 29 shtator. 

Disa nga përfitimet për  çdo sektor nga Shërbimi Satelitor

-Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës.
-Informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore
-Monitorim rrjetit të kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive
-Informacion për cilësinë e ujërave bregdetare si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj.
-Përdorim të gjerë në fushën ushtarake, me dronët “Puma” për kontrollin e zjarreve
-Policia e Shtetit do të ketë të mundur marrjen e informacionit për kultivimin e bimëve narkotike, shfrytëzimin apo prerjen e paligjshme të pyjeve, gjuetinë e paligjshme, shkatërrimin e shtratit të lumenjve, shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, kalimin e paligjshëm në pikat kufitare

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/10/2022 04:35

    Po ate borxhin qe u kemi botes dhe interesin qe vjen me te e shikojne keta satelite sa po rritet? Per mendimin tim eshte komplet shpenzim i kote.Per nje pjese te sherbimeve mund t'i kerkohej NASES te kthente satelitet e saj e nuk do te kushtonte kaq shume,per te tjerat nje dron i rendomte qe e ble ne cdo dyqan,do te ishte i mjaftueshem,po si t'ja bejme egos se semure dhe patronazhisteve,na duhet te jemi njelloj me vendet e G7,megjithese ne fakt jemi njelloj si Afrika subsaharjane.

    Përgjigju
    • Durrsak: 17/10/2022 08:04

      Sa per dijeni sjam as patronazhist as socialiast jam me demokrat sa ty e kushdo tjeter qe shkruan ktu. Po kjo nuk asht gje e keqe se sma ben as dora me e lavdu edi ramen

  • Mondi: 16/10/2022 18:31

    Pergezime per keto fjal te dhene dhe ja ku jane sot 2 satelite te cilet do te ndihmojne dhe te lehtesojne shum per cdo prapesi qe ne vend behet

    Përgjigju
  • Jorgo: 16/10/2022 18:30

    Me keto satelite do ti dalin te gjitha te vertetan ne shesh dhe kush abuzon kapet mjaft kollaj dhe shkon ne dyert e qelis

    Përgjigju
  • Superfuqia: 16/10/2022 18:17

    Bravo Rama po e ben shqiperine një super fuqi evropiane dhe ballkanike! E meriton një duartrokitje ! Urime shqipëria po kthehet në superfuqi ekonomike politike dhe ushtarake

    Përgjigju
    • Sala: 17/10/2022 10:09

      Bravo... Parti enver jemi gati kurdoher.

  • Semi: 16/10/2022 17:44

    Si gjithmone levizjet e duhura per te zhvilluar Shqiperine ne aspekte te ndryshme

    Përgjigju
  • Marjo: 16/10/2022 17:44

    Nje levizje shume e rendesishme per zhvillimin e vendit

    Përgjigju
  • Paula: 16/10/2022 17:20

    Futja e teknologjise ne vend ka perparuar shume

    Përgjigju
  • Egi: 16/10/2022 16:52

    Bravo per tu vlersuar si cdo dit beni dicka ne tw mire te vendit

    Përgjigju
  • Lea: 16/10/2022 16:51

    Se kisha menduar ndonjeher qe do te vendoseshin e satelit ne vendin ton , vertet per tu vlersuar

    Përgjigju
  • Tea: 16/10/2022 16:50

    Mendoj se keto satelit do ndikojne shume mir ne vendin ton

    Përgjigju
  • Plaka me shami ne koke: 16/10/2022 16:09

    Po te lulzonte ekonomia jone do isha dakorte me satelitet pse jo,po ne kemi 500 halle sdim ku te fusim koken ky ble satelite

    Përgjigju
  • Ada: 16/10/2022 16:06

    Nga fitorja ne fitorje

    Përgjigju
  • Poni: 16/10/2022 16:06

    Hajde ja zyra e selise partise punes gati tu per te komentuar pozitivisht arritjet dhe fitorjet e liderit suprem,te gjithe ne rresht vetem se ngjan e njejta dore,sa per satelitet nuk i hyjne ne pune kujt se neve na mbulojne satelitet e vendeve aleate sidomos NATO,kshuqe hedhje lekesh publike ne kosh duke qene ne krize energjitike

    Përgjigju
    • Bob: 16/10/2022 23:03

      Shum e drejt, kto qe komentojn jan te gjith servilat qe po na kujtojn kohen e Enverit nga fitorja ne fitore, ose Shqip B**** lëpirsat e PS

  • Olsi: 16/10/2022 15:59

    Hallall pz se e mbajten fjalen qe dhan, super gje do jete per ne

    Përgjigju
  • Lea: 16/10/2022 15:57

    Lajme te tilla pacim perhere se do ndikojme pozitivisht per vendin tone

    Përgjigju
  • vini: 16/10/2022 15:50

    suksese ky projekt eshte shume i rendesishem per ne pasi ndihmon nebshume aspekte te vendit tone

    Përgjigju
  • jori: 16/10/2022 15:50

    urime nje arritje shume e madhe per nje vend te bogel si ne ky satelit do te na iofroj shume sherbime shume thjesht

    Përgjigju
  • Dori: 16/10/2022 15:34

    Teknologjia po perparon shume ne vendin tone

    Përgjigju
  • Eri: 16/10/2022 15:33

    Ide mjaft e mire per te monitoruar cdo gje nga lart

    Përgjigju
  • aleksadros: 16/10/2022 15:11

    tashi cfare do thote ajo opozite e l***qe nuke ndalon se vjelle vrere ky eshte Rama

    Përgjigju
  • eduarti: 16/10/2022 14:10

    Tani qe do leshohen keta satelite me siguri do te riten rrogat dhe pensionet se keta na mungoninper keta ishim keq biles keta do shtojne dhe vende pune.

    Përgjigju
  • ziko: 16/10/2022 13:44

    sa mire me vjen qe sot te gjithe e kuptojne me se miri se qeverria po ben realitet ato gjera qe ka then

    Përgjigju
  • loni: 16/10/2022 13:42

    Ja erdhi dhe dita ku dhe ne po mundohemi te kemi nje teknologji akoma edhe me te perparuar

    Përgjigju
  • niku: 16/10/2022 13:41

    Sa mire kur mbani fjalen e dhen z.kryeminister.Sot treguat qe ato qe thoni me fjale i beni realitet sot

    Përgjigju
  • Reda: 16/10/2022 13:30

    Shume gjera tani do i kemi me te lehta fal teknologjis ne vendin tone

    Përgjigju
  • Sonila: 16/10/2022 13:29

    Sa mire teknologjina ne vendin tone ka ecur shume perpara

    Përgjigju
  • Luan: 16/10/2022 13:26

    Nuk ishte emergjente mendoj une por e nevojshme eshte , gjithsesi bravo.

    Përgjigju
  • Alban: 16/10/2022 13:25

    Respekte per ju qe i keni kthyer syte nga teknologjia sic po ben e gjithe bota ne ditet e sotme.

    Përgjigju
  • Nora: 16/10/2022 12:46

    Sa shume kemi ecur si vend. Kush e mendonte qe teknologjia do te perdorej ne kete menyre

    Përgjigju
  • Maria: 16/10/2022 12:45

    Nje nga teknologjite e fundit qe do te beje monitorim shume te mire

    Përgjigju
  • Odi: 16/10/2022 12:19

    Me kto satelit korrupsionit do i vij fundi me ne fund

    Përgjigju
  • Soni: 16/10/2022 12:18

    Nder te vetmit qe kemi teknologjin e fundit ne rajon vazhdoni para je i madh

    Përgjigju
  • Rean: 16/10/2022 12:13

    Si gjithmone e kete here e mbajtet premtimin tuaj kryeminister ,ta shohin te gjithe ato qe mendonin qe nuk do e realizonit leshimin e sateliteve ne vend

    Përgjigju
  • Kledi: 16/10/2022 12:11

    Me ne fund e me leshimin e ketyre sateliteve do zhduket dhe korrupsioni ne vend

    Përgjigju
  • Ani: 16/10/2022 12:01

    Ore spo kuptoj i kemi ne satelitet apo do i marrim me qera per 3 vjet????

    Përgjigju
    • Askushi: 16/10/2022 14:39

      Janë me qera mo shoku. E thotë dhe vetë krieministri perdorim eskluziv 3 vjeçar.Thjesh me qera. Si kemi dhe nuk do i kemi ndonjëherë kapacitetet logjistike dhe paratë për të mbajtur leshuar riparuar e komanduar satelite. Te falenderojmë Amerikën o shoku.

  • Denis veli: 16/10/2022 11:21

    Ja te shofim keta gangstera se iku koha saliut kur benin si te donin por sot jemi si gjith europa,respekte z.rama

    Përgjigju
  • Henri hk: 16/10/2022 11:19

    Syri bigbrother hahaha pertej shakave keto do te na mundesojne dhe do te na lehtesojne shum punen per kedo qe shkel rregullat

    Përgjigju
  • Eno: 16/10/2022 11:15

    Ky eshte nje tjeter premtim i mbajtur nga ju zoti rama

    Përgjigju
  • Ani: 16/10/2022 11:14

    Tashme vezhgimi i territorit te shqiperis do te jet shume here me i leht me ane te ketyre satletive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?