Rama publikon fotot nga projekti për DRSHTRR Kukës: Së shpejti nisin punimet për rikualifikim total! Investimi përfshin ndërtimin e një objekti të ri

15 Janar, 18:02| Përditesimi: 15 Janar, 18:13

  • Share

Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet për transformimin e qendrës për shërbimet e transportit rrugor në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe disa foto nga projekt 3D për rikualifikimin total të DRSHTRR Kukës, ku jepen mbi 70 mijë shërbime në vit për rreth 27.450 drejtues mjetesh.

“Nisin shumë shpejt punimet për RIKUALIFIKIMIN total të DRSHTRR Kukës. Në kuadrin e rigjenerimit total të Automotorizimit Shqiptar anembanë vendit, erdhi momenti për transformimin rrënjësor për shërbimet e transportit rrugor në bashkitë: Kukës, Tropojë dhe Has, për rreth 27,450 drejtues mjetesh me një flotë prej 20,300 mjete rrugore me 70,000 shërbime në vit (përfshirë një numër të konsiderueshëm mjetesh nga Kosova që shërbehen për Testin e Tahografit).

Investimi përfshin ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 420 m2 (administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit), rikonstruksionin e kapanonit të QKT, ambienteve të administratës dhe arkivës në të, si edhe të hapësirës së jashtme funksionale me 30 vendparkime, në një total për 5,600 m2 sipërfaqe ndërhyrje”- shkruan Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?