Kryeministri Edi Rama

Rama publikon fotot nga Spitalin Rajonal i Shkodrës, ironizon opozitën: Sa mirë që s'u ka rënë rruga për spital, shajnë me të dëgjuar

17 Mars 2022, 18:59| Përditesimi: 17 Mars 2022, 19:18

  • Share

SHKODËR- Pas akuzave nga opozita për mungesën e investimeve në fushën e shëndetësisë, kryeministri Edi Rama publikuar disa foto nga Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Bashkëngjitur me fotot që tregojnë ndryshimin e bërë, Rama nuk ka nguruar as të ironizojë opozitën duke thënë se 'shan me të dëgjuar'. 

"Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s'u ka rënë rruga për spital pa punë e madhe që shajnë me të dëgjuar. Ky është Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës", shkruan kryeministri.

G.B.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 17/03/2022 20:53

    Zoti Rama pamje shum e bukur po sherbimi le shum per deshiruar! Mjeket infermieret doje me ta shky xhepin per Para o zoti Rama !

    Përgjigju
    • gjergji: 26/03/2022 12:39

      Sepse e din se je i korruptuem. Se pari :Pse sherbimi te len per tu deshiruar e mjeket shkyen xhepin? Edhe paguan edhe nuk merr sherbim?Zoti qofte me ty. Ke nje te drejte:Te vesh ne dijeni Ramen pse organet e ligjit nuk te kane vene para ligjit per korrupsion apo per mos denoncim per korrupsionin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?