Tregu i ri në Farkë

Rama publikon fotot nga tregu i ri i Farkës: Shkurton kostot kohore dhe financiare për fermerët dhe konsumatorët

6 Janar 2023, 08:09| Përditesimi: 6 Janar 2023, 08:13

  • Share

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar foto nga tregu i ri i Farkës në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se pas përfundimit të punimeve, ky treg i shtohej zinxhirit të tregjeve të Korçës, Bulqizës, Vaut të Dejës dhe Belshit.

Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit shkruan se nëpërmjet këtij tregu do të shkurtoheshin kostot kohore dhe financiare për fermerët dhe konsumatorët.

“Mirëmëngjes! Dhe me tregun e ri publik të Farkës që i shtohet zinxhirit të tregjeve Korçë, Bulqizë, Vau i Dejës, Belsh, si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • like: 06/01/2023 13:27

    Tashme po shohim nje qeveri e cila dite per dite po punon ne cdo sektor

    Përgjigju
  • Armand: 06/01/2023 13:26

    Duhen sa me shume te tilla tregje e shpresoj te shtohen ne cdo qytet

    Përgjigju
  • klodjan: 06/01/2023 13:25

    Po shum mir ka bo qe e ka sistemu se ka qene shume keq

    Përgjigju
  • titi: 06/01/2023 09:53

    nje vend shume i mire per tregtaret dhe per konsumatorer qe ploteson standartet

    Përgjigju
  • Ani: 06/01/2023 09:23

    Dicka e cila foni vije ne ndime dhe banorve te kesaj zone ne turane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?