Maketi i Portit të Durrësit

Kronikë

Rama publikon pamje nga maketi i sapo përfunduar për transformimin e Portit të Durrësit: Do të jetë ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe

21 Qershor 2021, 08:28| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 08:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga maketi i sapo përfunduar për transformimin e Portit të Durrësit, në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se ai u krijua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.

“Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.

Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.

Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?