Kronikë

Rama publikon pamje nga mozaiku jeshil i tokës në Kafaraj: Prodhimet e njerëzve të zakonshëm konkurrojnë tregjet ndërkombëtare

25 Gusht 2021, 08:46| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 08:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me mozaikun jeshil të tokës në Kafaraj dhe frytet që fal natyra.

Me punën e njerëzve të zakonshëm që reflektohet në tokat e punuara me kujdes dhe prodhimet tregtare që konkurrojnë tregjet ndërkombëtare, Rama i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë.

“Mirëmëngjesi dhe nga Kafaraj e Fierit ku puna e njerëzve të zakonshëm reflektohet në tokat e punuara me kujdes, të cilët prodhojnë e tregtojnë me sukses kultura të ndryshme bujqësore të shquara për cilësinë me të cilën konkurrojnë tregjet ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social Facebook.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?