Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të reja nga aksioni që vijon për lirimin e hapësirave publike në vend.
Këtë të shtunë, kreu i qeverisë ka publikuar video nga momenti i shembjes së një strukture betoni, mbi të cilën ka qenë vendosur më parë një strukturë metalike, në zaptim të hapësirës publike.
“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”,- shkruan Rama.
Komente
