Foto nga kroçera 'MV Deutschland'

Politikë

Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë! Vizitojnë Krujën, Beratin dhe Durrësin

7 Qershor, 12:39| Përditesimi: 7 Qershor, 12:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga mbërritja e kroçerës turistike “MV Deutschland” në Portin e Durrësit, ku në bord ndodheshin 463 pasagjerë, shumica gjermanë, të cilët kanë zbarkuar në Shqipëri si pjesë e një turi kulturor nëpër Mesdhe.

Anija luksoze ka mbërritur në Durrës pas ndalimit në Portin e Vathit në Greqi, ndërsa ndalesa në portin më të madh të vendit është pjesë e një itinerari që vijon më pas drejt Kotorrit, në Malin e Zi.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga pikat më të rëndësishme historike dhe kulturore, përfshirë qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe Beratin, qytet i mbrojtur nga UNESCO.

 

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?