Lajme të mira

Rama publikon pamjet nga asfaltimi i rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës e Drobonikut: Rrit aksesin në fshatrat e Beratit dhe mbështet bujqësinë

4 Gusht, 08:06| Përditesimi: 4 Gusht, 09:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, në Berat.

Kreu i qeverisë thekson se ky segment nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas.

“MIRËMËNGJES

dhe me pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas, ju uroj një javë të mbarë”,- shkruan Rama.

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?