Gjimnazi 'Shefqet Guzi', Gramsh

Politikë

Rama publikon pamjet nga gjimnazi i rindërtuar në Gramsh: Do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës

3 Shtator 2024, 08:31| Përditesimi: 3 Shtator 2024, 08:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme në rrjetet e tij sociale disa pamje nga gjimnazi i rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh.

Rama shprehet se gjimnazi do të presë 430 nxënës dhe mësues në vitin e ri akademik, ndërsa thekson se ky është një nga investimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

"Mirëmëngjes dhe me gjimnazin e rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, që do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan kryeministri në Facebook.

 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Sami: 04/09/2024 02:21

    Shume bukur, po 420 nxenes nuk i gjen ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?