Rama publikon pamjet nga landfilli i Sharrës: Një pasqyrë e qeverisjes që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën dhe asaj që kemi sot me PS-në

20 Tetor 2020, 08:22| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 10:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga landfilli i Sharrës në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, e cila kërcënonte shëndetin e qytetarëve duke ndotur ambientin.

Ndërkohë Rama ka publikuar edhe projektin e tij për landfillin e Sharrës, tek e cila do të bëhet një seleksionim manual që konsiston në vendosjen  e një platforme ku operatorët selektojnë çdo mbetje që konsiderohet e riciklueshme. Kryeministri ka bërë një krahasim mes qeverisjes së Berishës me Bashën, Metën e Kryemadhin, me qeverisjen aktuale të Partisë Socialiste.

"Mirëmëngjes dhe me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 20/10/2020 13:27

    ..... dhe keto landfille do te pastrojne ujin e qelbur qe ka mbuluar PD duke ricikluar kete Parti dhe duke shpetuar nje here e pergjithmone antaret e ndershem te saj nga infektimi i mijve qe leshojne frymen e tyre te qelbur neper emisione TV....

    Përgjigju
  • sert: 20/10/2020 08:59

    hahaahahah, je befre gazi botes, jemi shteti me i korruptuar ne europe me nje kryeminister qe thote skemi korrupsion, hajde gallate hajde.

    Përgjigju
  • Une: 20/10/2020 08:39

    Ke vjedhur me inceneratoret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?