Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga fshati turistik i Dardhës në Korçë.
Megjithëse nën ndikimin e temperaturave të ulëta, Dardha duket panoramike, nën rrezet e diellit dhe e mbuluar nga bora, ndërsa turistë të shumte e shfrytëzojnë për të bërë ski.
Një pjesë e madhe e zonave malore, prej ditës së djeshme është përfshirë nga reshjet e borës, ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë pushuar të gjithë vendin.