Punimet aksit rrugor Orikum-Dukat

Rama publikon pamjet nga punimet e aksit rrugor Orikum-Dukat: Vijon me intensitet puna! Një segment është gati për t'u hapur

18 Maj 2023, 14:03| Përditesimi: 18 Maj 2023, 14:21

  • Share

Një segment i aksit të ri Orikum-Dukat është gati për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri  Edi Rama ka postuar pamjet nga rruga e re, si dhe punimet që po kryhen në kantier.

Rama thekson se kjo vepër do të lehtësojë aksesin drejt bregdetit të jugut dhe do i shërbejë sektorit të industrisë e turizmit.

“Kantieri i aksit të ri Orikum-Dukat, ku jemi gati për të hapur qarkullimin e automjeteve një segment të këtij aksi, ndërkohë që vijon me intensitet puna në të gjithë gjatësinë e tij.

Punimet kanë pasur progres të ndjeshëm në këtë vepër, e cila e plotëson gjerdanin infrastrukturor që nis nga Bajpasi i Fierit deri në Palasë, duke lehtësuar kështu aksesin drejt bregdetit të jugut, që me përfundimin e Tunelit të Llogarasë do të jetë një fuqi e re për industrinë e turizmi”, shkruan Rama.

Komento

Komente

  • arifi: 19/05/2023 05:41

    O EDI RAMA O LEGEN,,,KA FILLUAR UNAZA E MADHE E TIRANES QE NE 1983 DHE AKOMA NUK KA MBARUAR...

    Përgjigju
  • dukaqoti: 18/05/2023 22:41

    Me kete xhaden edhe ballistave te dukatit ja fitove zemreen o sulltan.shqiprie shqiptarve vdekje tradhtarve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?