Rama publikon pamjet nga Spitali Infektiv, Çomo: Nuk i kemi ezauruar kapacitetet! Disa barna përdoren vetëm në kushte specifike

10 Nëntor 2020, 16:05| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 20:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Spitali Infektiv ku mjekët luftojnë për të shpëtuar jetët e pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

Shefja e këtij spitali Najada Çomo shprehet se kapacitetet spitalore nuk janë ezauruar të gjitha pavarësisht rritjes së fluksit të pacientëve të shtruar.

Ajo thotë se personat të cilët kanë shfaqur përmirësime do të transferohen në spitalin COVID 3, ndërkohë që do të lirojnë vendet për pacientët e rinj që shtrohen.

"Kapacitetet e Shërbimit Infektiv janë 120. Spitali COVID 1 dhe COVID 2. Kapacitetet nuk janë ezauruar, kemi shtretër të lirë. Prandaj hapëm spitalin COVID 3, në mënyrë që pacientët që janë më të përmirësuar i dërgojmë aty. Kapacitetet nuk janë të ezauruara. Ardhja e një ambulancë shoqërohet me një pacient i sëmurë. Ne njoftohemi se po vjen një pacient. Në disa situata kemi ardhjen e disa personave njësoj. Në këto raste ne bëjmë një seleksionim në bazë të kritereve. Ata i nënshtrohen një testimi në çadrat e triazhit. Disa ambulanca presin në mënyrë që të kthejë në shtëpi disa pacientë që kanë pak" - tha Çomo.

Ndërkohë për trajtimin e pacientëve, Najada shprehet se aplikohen të gjitha protokollet duke u mbështetur në ato që ndjekin vendet e tjera si Italia apo dhe Kina, gjithmonë duke u përshtatur.

Ajo tha se disa prej mjekimeve, siç është dhe Remdesivir përdoren vetëm në raste të veçanta dhe në kushte shumë specifike.

"Që nga fillimi i marsit, rastet i para i takojnë muajit nëntor. Kemi huazuar protokollet e vendeve të para ku u shfaq virusi si në Kinë apo Itali. Ne kemi marrë dhe përshtatur barnat më të mira për këta pacientë. Protokolli përmban shumë elementë. Janë antibiotikët, barnat antiviral. Kanë qenë shumë udhërrëfyes dinamik. Kanë dalë shumë të dhëna të reja. Remdisivir tek ne përdoret, ofrohet nga qeveria shqiptare, dhe mjekohen ata pacientë që kanë kritere klinike. Nuk përdoret në kushte ambulatore por vetëm në kushte spitalore. Plazma imune konvaleshente përdoret gjithashtu në kritere specifike" - tha Çomo.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lona: 10/11/2020 16:59

    Po ca beni propagande mor fare keqe politikanesh me kete fatkeqesi boterore. asnje televizion ne bot nuk mer intervista thjesht pasqyron gjendjen ato dhane ne fillim pamje te renda dhe nuk japin me asnje pamje te trishte.apo ashtu e do partia.u shofshi majtas e dhjathtas fare e kese se na keni hapur barkun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?