Tregu agro-ushqimor i Tiranës

Rama publikon pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë: Hapësirë me kushte shumë të mira për fermerët e për konsumatorët

19 Mars 2023, 09:15| Përditesimi: 19 Mars 2023, 09:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’, i ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane.

‘Mirëmëngjes dhe me tregun e ri agroushqimor në Farkë, një hapësirë e re shembullore me kushte shumë më të mira në çdo aspekt për fermerët e për konsumatorët, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë me Bashkinë e Tiranës, ju uroj një të diel të mbarë.’- shkruan Rama.

Tregu AgroPark Tirana pritet të sjellë fitime më të larta të fermerëve falë çmimeve më të ulta të qiradhënies dhe mos-tarifimit të çdo produkti që qarkullon në treg, si dhe çmime më të lira për konsumatorin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/03/2023 23:58

    Per cilet konsumatore e ke fjalen,per fshataret e Farkes? Se i thone nje fjale /E lire kripa ne Durres,por e ha qiraja rruges/.Sa do t'i veje /qiraja e rruges/ bleresit qe vjen me makine nga qyteti i Tiranes e sidomos pensionisteve qe mund dhe mund te mos kene makine qe te vijne deri aty,e keni llogaritur? Edhe Walmartet tek ne,qe jane shpesh ne periferi te qendrave urbane dhe autobuzet u ndalojne tek dera,prape nuk jane kaq larg sa ky treg qe keni bere ju ketu!

    Përgjigju
  • Eri: 19/03/2023 11:28

    Shume mire.Por pse e keni ndertuar ke toka me e mire e bukes? Pse jo ne koder...jemi vendi me me pak toke buke ne Europe

    Përgjigju
  • Arbërori: 19/03/2023 10:38

    Kryekriminel nr nj, kryeminister shkjau shqipfolës kujt po i shet pordh para zgjedhjeve…!

    Përgjigju
    • Ervin: 19/03/2023 12:12

      Po ti o Arberor clidhje ke me zgjedhjet tona. Merru me Kosoven e me “shkjaun” andej nga vjen. Si tha i madhi Fan Noli ‘ Do ti vesh vendit zjarr, merr nja dhjete kosovare.’

  • Or tej: 19/03/2023 10:13

    Nuk ngeli siperfaqe te gjelber pa e betonizu or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Or taj: 20/03/2023 08:41

      Or taj pikes i ke ren muhabetit . Kaq i mir te jete ky betoni valle or tajjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?