Rama publikon pamjet: Pas 30 vitesh, më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë

19 Mars, 17:16| Përditesimi: 19 Mars, 17:17

  • Share

Në qytetin e Shkodrës po punohet për vendosjen e semaforëve, një zgjidhje për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Kreu i qeverisë Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për vendosjen e semaforëve, duke theksuar se pas 30 vitesh, Shkodra do ketë semaforë.

“A e dini se Shkodra s’kishte asnjë semafor, as edhe një, qoftë edhe një shtyllë semafori të ngulur si tentativë, në 30 vjet liri-demokraci? Tani jo për të ngacmuar të vdekurit e pakallur, as për të thënë largqoftë se çoç po ndodh, po fakti që më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste”, tha Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?