Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e pamjeve nga zona të ndryshme të Tiranës, ku hapësirat publike janë çliruar nga ndërtimet pa leje në Tiranë.
Këtë radhë, Rama ka publikuar pamjet nga zona e ish parkut të autobusëve në kryeqytet, ku heqja e strukturave metalike të lokaleve brenda hapësirave të përbashkëta të pallateve, u ka rikthyer ajrin banorëve.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet pa leje vazhdon prej disa ditësh në të gjithë vendin.
Kryeministri Rama u ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve e bizneseve që t’i çmontojnë vetë këto struktura, në të kundërt do të përballen me gjoba.
Komente
