Punimet në Lungomare Durrës

Rama publikon pamjet: Vijojnë punimet për Lungomaren e Durrësit

8 Shkurt 2023, 08:14| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 08:18

  • Share

TIRANË- Punimet për Lungomaren e Durrësit po vijojnë. Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme duke ndarë në video nga kantieri i punimeve.

“Mirëmëngjesi dhe nga kantieri i punës për Lungomaren e re të Durrësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lungomarja e Durrësit do të fillojë nga ura e Dajlanit dhe do të vazhdojë deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare. Studimi parashikon që të ketë një unifikim në vijë të njëtrajtshme nga fillimi në mbarim, ndërsa shëtitorja do të ketë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, hapësira sportive dhe facilitete që lidhen me përdorimin e ambienteve higjieno-sanitare, dhoma zhveshje e dushe. Po ashtu do të ketë edhe një piste për biçikletat në krah të asaj për këmbësorët.

Projekti do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 3 mld dollarë. Faza e parë e projektit nga konvalishenca deri tek pista Kosova, pritet të mbyllet në Maj të vitit 2023, ndërsa faza e dytë do të vijojë nga Pista Kosova deri tek Ura e Dajlanit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 08/02/2023 13:11

    Do behet akoma me bukur se ne vlore

    Përgjigju
  • Titi: 08/02/2023 13:10

    Gjithmon e me shume investime ne vendin tone

    Përgjigju
  • Gerta: 08/02/2023 12:43

    Projekte te panumerta duke e ndryshuar keshtu cdo dite e me shume Durresin

    Përgjigju
  • Oli: 08/02/2023 11:51

    Me kete lungomare do e brni akoma me te bukur durresin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?