Politikë

Rama publikon projektin për Akademinë e Forcave të Armatosura: Modernizim i infrastrukturës ushtarake

11 Gusht, 13:17| Përditesimi: 11 Gusht, 15:46

  • Share

Akademia e Forcave të Armatosura Shqiptare do të ketë një kampus të ri që do të përmbushë të gjitha parametrat e NATO-s.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar projekti e këtij kampusi, që është hartuar nga kompania ndërkombëtare “Bofill Taller de Arquitectura”.

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura do ndërtohet në një sipërfaqe 9,1 hektarë dhe do të përfshijë hapësirë akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese.

Në bashkëpunim me SHBA, në këto mjedise do të jetë edhe Qendra e Simulimit, e cila do të sigurojë trajnimin e forcave në një mjedis të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët, krahasuar më stërvitjet në terren.

Kryeministri Rama thotë se infrastruktura ushtarake shqiptare do të vijojë të modernizohet, teksa rritje ka shënuar edhe numri i aplikimeve me 1634 të interesuar për programet Bachelor.

“Modernizimi i infrastrukturës ushtarake nëpërmjet investimeve të Qeverisë Shqiptare po prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne të Aleancës.

Ky është projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.

Investimi në kapitalin njerëzor mbetet në fokusin tonë dhe kjo reflektohet në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve për sezonin e ri, me 1634 të rinj të interesuar për programet Bachelor”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.

 

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • loli: 11/08/2025 14:11

    Nuk kemi asnjë top,tank,avjon,diagaç,kundër ajror apo mitraloz pa le raketa të gjitha Sali non grata me Shkëlzen non gratën i shitën për skrap dhe kjo akademi na mungon.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?