Ema Andrea

Politikë
Top 24

Rama publikon qëndrimin e një prej zërave më të spikatur të skenës: Jam për një teatër të ri

31 Korrik 2019, 14:41| Përditesimi: 31 Korrik 2019, 14:46

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sjell zërin Ema Andreas, një prej zërave më të spikatur të skenës siç e quan ai në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama thotë se ajo është në mbështetje të ndërtimit të një godine të re.

"Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

EMA ANDREA:

Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?", shkruan Rama në statusin e tij.

Postimi i plotë i Edi Ramës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?